Ish-deputeti i Partisë Socialiste-së, Armando Prenga duket se nuk është tërhequr nga politika edhe pas dorëheqjes nga mandati i deputetit.
Prenga u pa sot i ulur në rresht të parë ngjitur me nënkryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi elektoral të LSI-së në Lezhë. Video është postuar në Facebook-un e vetë Kryemadhit.
Më 27 shkurt Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit. Me anë të një letre dërguar kreut të Kuvendit Ilir Meta, deputeti sqaroi arsyet e dorëheqjes.
Prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Armando Prenga më 15.02.2017, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat për plotësimin e të dhënave, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali.