pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Ari i lëngshëm”, ja sa kushtojnë vaksinat anti-Co*id në treg të zi në internet

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Nga Rossana Miranda “Formiche”

Autoritetet meksikane, kanë sekuestruar ditët e fundit një sasi prej rreth 6.000 dozash të vaksinës ruse Sputnik V. Në deklaratën e parë për mediat, personeli i ushtrisë meksikane konfirmoi fillimin e hetimeve për të kuptuar origjinën e këtyre vaksinave, duke nënkuptuar ndër të tjera mundësinë e vjedhjes së tyre.

Gjithsesi, një zëdhënës i Sistemit të Administrimit Doganor të Meksikës,konfirmoi se vaksinat nuk përputhen me etiketën, madhësinë dhe formën e Sputnik V origjinale. Ndërkohë,Rusia nxitoi ta bëjë menjëherë të qartë se këto janë vaksina false, dhe se sipas Moskës ato janë pjesë e një operacioni“provokimi” nga ana e Perëndimit për të dëmtuar globalisht imazhin e Sputnik V.

Fondi Rus i Investimeve Direkte,vuri në dukje se në flakonit e 6 mijë dozave të kapura, kishte gabime të dukshme drejtshkrimore në shkrimin e gjuhës ruse. Ndërkohë, në llogarinë zyrtare të Sputnik V në Twitter, ishte shkruar se procedura e transportit kishte shkelur të gjitha hapat e sigurisë.

Megjithatë, është konfirmuar destinacioni i këtyre ilaçeve të rreme:ato supozohej se kishin mbërritur me një aeroplan privat në San Pedro Sula, qyteti më i populluar i Hondurasit. Trafikimi i vaksinës false Sputnik V, ashtu si ai i barnave të tjerë, është tashmë një problem serioz në kontinentin Afrikan, por jo vetëm.

Muaj më parë, Komisioni Evropian ngriti alarmin mbi shpërndarjen paralele të vaksinave anti-Covid-19 në tregun e zi. Zëdhënësi Erik Mamer, foli mbi fillimin e monitorimit nga afërt të këtij fenomeni, së bashku me Zyrën Evropiane të Kundër Mashtrimit.

Bëhet fjalë për një fitim prej rreth 2.6 miliardë eurosh për 407 milion doza vaksine. Paralajmërimi erdhi pas deklaratave të kryeministrit të Republikës Çeke, Andrej Babis, mbi tregtimin e vaksinave AstraZeneca përmes ndërmjetësve si një palë e tretë.

Tani shteteve po u bëhet thirrje që të kontrollojnë origjinën e barnave, dhe të raportojnë tek autoritetet përkatëse çdo parregullsi. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol), ka dhënë alarmin global ndaj forcave policore të 194 vendeve anëtare, duke u kërkuar atyre që të jenë të përgatitura të veprojnë kundër rrjeteve të krimit të organizuar që po veprojnë në tregun e zi për vaksinat, si fizikisht ashtu edhe në internet.

“Ndërsa qeveritë kanë nisur shpërndarjen e vaksinave në popullatë, organizatat kriminale po përgatiten tëinfiltrohen ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit”- thuhet në një deklaratë. Për më tepër, ata do të përqendrohen në qendrat e magazinimit dhe shpërndarjes. Kërkesa e lartë, e shoqëruar me sasitë e kufizuara të furnizimeve, i ka kthyer vaksinat në “arin e lëngshëm” për kriminelët.

Për ta shmangur këtë fenomen, Interpol ka prezantuar një protokoll sigurie, që është bërë një referencë për oficerët e policisë në vijën e parë të frontit në të gjitha vendet e përfshira. Interpol ka raportuar se doza të vaksinave anti-Covid 19 (me origjinë dhe vërtetësi të panjohur) mund të gjenden tashmë në Deep Web për rreth 150 euro.

Europol po gjurmon edhe rrugëtimin e flakonëve bosh, të cilët më pas mbushen me ndonjë substancë, dhe shiten si vaksina. Liza Forte, specialiste e sigurisë kibernetike në“Red Goat”, deklaroi për “New York Times” se vaksinat “janë për momentin pasuria më e vlefshme”. “Sigurisht, që kjo gjë tërheq kriminelët kibernetikë shumë të aftë, grupe kriminale, madje edhe aktorë shtetërorë”- thekson ajo.

Kompania e sigurisë kibernetike “Check Point”, ka paralajmëruar se janë identifikuar 340 reklama në 34 faqe në internet për shitjen e vaksinave të paligjshme kundër Covid-19. Një muaj më parë, ishin identifikuar vetëm 8 faqe.

Disa nga këto platforma, ofrojnë mundësinë e pagesës me monedhën dixhitale Bitcoin, e cila lejon fshehjen e gjurmëve. Sipas raportit të Check Point, çmimi fillestar për një vaksinë ishte 250 dollarë, ndërsa tani i kalon 1000 dollarë.

Ndër shkaqet e shtimit të ofertave në tregun e zi, është ngadalësimi i fushatave të vaksinimit në shumë vende. “Njerëzit nuk duan të presin javë apo muaj për të marrë vaksinën nga qeveria e vendit të tyre”- pretendon kompania.

burimi-https://formiche.net/2021/03/mercato-nero-vaccino

Përshtatur për Tirana Today

Tags: sputnik vTregu i zivaksina

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

10 shprehje nga Anton Çehov, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Historia do ta gjykojë ashpër tradhtinë që Perëndimi i ka bërë Sirisë

Shkodër, e zuri makineria në landfillin e Bushatit, gruaja humb jetën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com