Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ardit Gjebrea goditet në “Shihemi në Gjyq”: Nuk kam taksirat të ha shpullat e tua (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ardit Gjebrea goditet në “Shihemi në Gjyq”: Nuk kam taksirat të ha shpullat e tua (Video)

Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe goditjeve mes vëllezërve nuk u ka shpëtuar as moderatori Ardit Gjebrea.

Fatmiri tregoi se si ishte mashtruar nga një firmë ndërtuese në qytetin e Fierit si për hyrjen që kishte blerë me emër të tij, por me paratë e vëllait Petro, ashtu edhe për hyrjen tjetër që kishte blerë vëllai i tyre, Andoni.

Ai madje tha se këtë mashtrim Andoni nuk e përballoi dot, duke u sëmurë e fatkeqësisht duke humbur jetën një vit më parë.

Fatmiri: Shkojmë me vëllain atje, me Andonin. Në momentin që ka parë portën e vendosur, mori një ngjyrë nga fytyra. Jo ngjyrë të vdekuri, por një ngjyrë që unë nuk e shikoja dot. Në momentin që zbritëm poshtë, ishte një lloj si të ishte shumë i pirë. E imagjinon? Nga ai moment, pas dy javësh, vëllai, se më dha shkak edhe ky palaçua tani. Do të kërkoj falje, ju kërkoj falje… Nga ai moment që gjeti hyrjen të zënë edhe vëllai tjetër, pas dy javësh filloi dhe po na thoshte jam i këputur, jam i këputur. E çojmë në Greqi, por pasi bëmë shumë gjëra, për mos ta zgjatur, vëllai bën afërsisht një vit që na vdiq, 46 vjeç. Sebep u bë, apartamenti. U bë palaçua, pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj, kushëriri i tij.

Petro: Po ti ça bërë si vëlla?

Ardit Gjebrea: Lëre një moment, do të kërkoja mirëkuptimin një moment, unë e di që ti ke hall. Por nj minutë, duhet të kuptosh emocionin e vëllait tënd.

Petro: E kuptoj shumë mirë unë se lotët e tij janë edhe të mijat, sepse për vëllain e të dyve flasim.

Ardit Gjebrea: E kuptoj, por lëre të mbarojë, të shfryhet, sepse po nuk u shfry, do të të shfryhet ty ai. Sepse për çdo fjalë që thua ti, ai nxehet dhe të vjen. Edhe ti je i emocionuar, sepse po shikoj edhe lot në sytë e tu. E kuptoj që keni një super hall, dhe nëse vëllai juaj ka ndërruar jetë për këtë gjë, nuk do të doja që edhe ju të kishit probleme të tilla shëndeti.

Fatmiri: Kjo që shkaku, që u tregova pak i mefshtë, sepse filloi sëmundja e tij dhe e lamë pak pas dore. Nuk bëhej fjalë për një apartament, por ne jemi mashtruar për dy apartamente. 1 për Andonin, një për Petron.

Por Petro nuk do t’ia dijë e madje e kërcënon të vëllain me jetë nëse nuk ia zgjidh problemin, për të cilin është bërë shkak.

Petro: Në qoftë se ky nuk më zgjidh mua problemin që kam, unë këtë do ta heq nga faqja e dheut. Sepse këtë që më ka bërë ky, s’ta bën as perëndia. Është munduar nga 2009 deri tani në gjykata, dhe nuk ka bërë asgjë.

Fatmiri:  Ti për mua je palaço, je maskara, për mua je vëlla i fëlliqur.

Petro: Maskara je ti zotëri, që ke kaq vjet që sorollatesh andej këndej dhe s’ke bërë asnjë gjë. Ti je shkaku që sot ne jemi këtu.

Fatmiri: Po ke nënën gjallë o…

Petro: Po të vinte keq për nënën që ke gjallë, do t’i kishe përfunduar gjërat shuam më shpejt.

Fatmiri:  Po ça të bëri vëllai ty ore palaço?

Fatmiri përplaset me Petron ndërkohë që goditjeve nuk u shpëton as Ardit Gjebrea.

Petro: Na ke marrë djersën dhe kërkon edhe të na godasësh sot ë?

Ardit Gjebrea: Më gjuajte mua vëlla.

Petro: Ka edhe fytyrë të na godasë me pëllëmbë sot.

Ardit Gjebrea: Një minutë, të bëjmë pak publicitet dhe t’i sqarojmë gjërat se në fund të ditës, nuk kam taksirat unë të ha shpullat e tua vëlla. Ok? Hajeni këtu çuna, qëndroni këtu.

Pas publicitetit Fatmiri tha se lekët janë të Petros dhe “apartamenti është i atij. Nuk bën vaki.”

Ardit Gjebrea: A mund të jap unë një propozim? Apartamenti është ne emër të Fatmirit? A mundet që Fatmiri të heqë dorë dhe t’ia kalojë Petros dhe Petro ta zgjidhë vetë këtë gjë?

Zonja Eni: Jo sepse nuk është hipotekuar apartamenti. Të gjitha detyrimet për vazhdimin e këtij gjykimi i ka Fatmir Metaj.

Zonja Eni në fund premtoi se do ta ndjekë hap pas hapi të gjithë procedurën dhe gjyqet për kthimin e pronës tek i zoti, Petro.

Fatmiri: Do të jemi bashkë, por me atë jo.

Petro: Unë ty nuk dua ta shoh më fytyrën më. More vesh? Me këtë që më ke bërë…

Vëllezërit nuk pranuan që në fund të seancës së ndërmjetësimit t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Por duke qenë se në gjyqe është përfshirë edhe Iliri, personi i cili aktualisht ndodhet në apartamentin e Petros, por që pretendon edhe ai nga ana e tij se është mashtruar nga firma ndërtuese duke u futur në një tjetër hyrje nga ajo që ka blerë, shpresat janë të mëdha që e gjithë çështja të zgjidhet në favor të të dëmtuarve. /tvklan.al

Tags: “Shpulla”ardit gjebreashihemi ne gjyqvellezerit

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
“Tokë greke, Kacifas i pavdekshëm!”/ Fshihen parullat provokuese në kalanë e Himarës (Foto)

"Tokë greke, Kacifas i pavdekshëm!"/ Fshihen parullat provokuese në kalanë e Himarës (Foto)

E rëndë në Vlorë/ Bie në kontakt me  rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE

E rëndë në Vlorë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE

Tirana nesër dhe pasnesër pa drita, ja zonat problematike

Zonat në Tiranë ku do të ndërpritet energjia elektrike dy ditët e ardhshme







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com