Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, mbrëmjen e kaluar u transmetua një histori trishtuese që emocionoi edhe moderatoren Arbana Osmani.
Në qendër të kësaj historie ishte një nënë, e cila ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë që kishte kaluar.
Vajza e saj donte që ta bënte atë të lumtur, ndërkohë e ftuar speciale ishte këngëtarja e njohur Irma Libohova.
Kjo histori preku shumë Arbanën, e cila e përlotur pohoi për herë të parë se edhe nëna e saj ishte diagnostikuar me kancer kur ajo kishte qenë e vogël.
“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë, dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë, dhe që do luftonte për ne. Këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”, tha më tej Arbana.