Prokuroria ka sekuestruar pasuritë me vlera miliona euro të shtetasit Dritan Beti, i dënuar me 8 vite burg për drogë. Sekuestrimi është bërë pasi është arritur të konfirmohet se Beti, është dënuar për trafikim droge në Itali. Si pasojë, atij i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si apartamente, lokal, palestër.
Dritan Beti është shpallur në kërkim ndërkombëtarë për trafikim të lëndëve narkotike dhe ende nuk është arrestuar. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por edhe për raste të tjera të ngjashme.
Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:
Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë
Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 93.70 mln në Tiranë
Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë
Bar kafe në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë n.8 në Tiranë