Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përçahet KQZ/ Zguri braktis mbledhjen, PS merr drejtimin

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përçahet KQZ/ Zguri braktis mbledhjen, PS merr drejtimin

Ka nisur me përplasje mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi çdekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri tha se KQZ nuk është Gjykatë Kushtetuese që të bëjë interpretimin e vendimit të presidentit, por është institucion zbatues.

“Jemi në një moment sfide, pra kemi nga një anë dekretin e Presidentit dhe axhendën e njoftuar nga dy anëtarët të KQZ. S’më ka rënë rasti ndonjëherë që të vëmë në diskutim dekretin e Presidentit. Kanë qenë tre rastet kur Presidentët kanë çdekretuar datën e zgjedhjeve.

Unë mendoj që KQZ dhe unë personalisht, duhet ti bindemi një produkti të tillë, këtij dekreti. Jemi përballë këtij fakti, s’dua të gjykoj kompetencën e Presidentit, nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është i ligjshëm ose jo dekreti i Presidentit. Vihem përballë një vështirësie tjetër, pra pika e dytë thotë që KQZ-ja të marrë masa për të zbatuar këtë vendim.

Jam përballë një vështirësie, që refuzohet t’u dërgohet ky dekret partive politike. Kjo është fare banale, por duhet të ketë një vetë përmbajtje, dhe institucionet duhet të kuptojnë që respektimi i hierarkisë duhet zbatuar”, tha Zguri, raporton Panorama.

Ai tha se nuk është gjendur ndonjëherë në një situatë të tillë, ku të vihet në diskutim dekreti i Presidentit.

“Nuk është KQZ organi që duhet të bëj vlerësimin e dekretit të Presidentit. Anëtarët e KQZ janë vullnet inferior në raport me Presidencën. Është një lloj sfide që i bëhet dekretit të Presidentit, nga dy kolegët e KQZ. Unë jam i detyruar që të çohem nga kjo tavolinë”, tha Zguri.

Më tej, Zguri vendosi që të braktisë mbledhjen, së për shkak se anëtarët e zgjedhur nga maxhoranca në këtë institucion nuk kanë dashur të zbatojnë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Kështu, katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë refuzuar të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si të pavlefshëm e më tej kanë vijuar me mbledhjen normale të këtij institucioni.

Mbledhja është drejtuar nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili ka thënë se sipas Kodit Zgjedhor, i takon atij e drejta për të ushtruar kompetencat e kryetarit.

Anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga PS kanë vijuar mbledhjen normale dhe kanë miratuar me katër vota pro projektvendimin për ndarjen e fondeve të partitë politike.

Tags: anulimibraktismbledhjenmerr drejtiminPSZgjedhjetZguri

TË LIDHURA

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki
Aktualitet

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki

21:35 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Next Post
Nuk e la të merrte shumë rroba në udhëtim, 50-vjeçarja hakmerret keq ndaj partnerit

Nuk e la të merrte shumë rroba në udhëtim, 50-vjeçarja hakmerret keq ndaj partnerit

Gjendet i mbytur një burrë në Durrës

Gjendet i mbytur një burrë në Durrës

“Cristiano, më përqafo”, gjesti fantastik i Ronaldos bën xhiron e rrjetit (Video)

“Cristiano, më përqafo”, gjesti fantastik i Ronaldos bën xhiron e rrjetit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki
Aktualitet

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki

by mirseda
21:35 | 10/10/2025
0

Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga...

Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore

Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore

21:21 | 10/10/2025
Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

20:13 | 10/10/2025
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

20:10 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com