Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Anormaliteti si normalitet

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Anormaliteti si normalitet

LUÇIANO BOÇI

10-vjetorin e NATO-s, anëtarësinë e së cilës kur ishte në opozitë e pengoi me qindra marifete, Rama u përpoq ta festojë me pompozitet cinik. Përjashtimi nga ceremonia i atyre që e bënë të mundur dhe e firmosën hyrjen e Shqipërisë në NATO, i ngjau një akti përdhosjeje të Aleancës së Atlantikut. E gjithë mbarsja ceremoniale kishte një qëllim joushtarak.

Përcjelljen përtej Shqipërisë së një vizatimi të një vendi normal të Aleancës. E kjo larg së vërtetës. Dhe po t’i heqësh gjithë asaj zhurme, avionët e trupat ushtarake, nuk i mbetet asgjë.

Shqipëria e Edi Ramës i ngjan një cofëtine që e mbajnë në këmbë interesat gjeostrategjike të Aleancës dhe jo parimet e kriteret fillestare që bënë të mundur qenien e saj brenda këtij organizmi, si garantuesi më i qenësishëm i paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

Sepse NATO nuk është thjesht e vetëm një aleancë ushtarake.

Ajo ka në themel vlerat e demokracisë dhe lirisë, standardet e së cilave janë të detyrueshme për çdo vend anëtar.

Parë nga ky këndvështrim, Shqipëria ka vite që bën hapa mbrapa. Ne jemi tani një vend me demokraci hibride, ose quasi-demokraci me një padrejtësi shtetërore të thekshme. Një vend të cilin raportet e DASH, raportet e BE-së e përcaktojnë si vendin me korrupsionin më të madh qeveritar në nivele të frikshme. Si vendin ku paaftësia dhe simbioza e krimit me politikën e ka shndërruar atë në nyjë kyçe të narkotrafikut të trafikimit të qenieve njerëzore e krimit të organizuar. Vend ku larja e parave të pista bëhet në mes të ditës e në bashkëpunim të plotë me politikën. Një vend që eksporton kriminalitet, drogë e pasiguri drejt vendeve partnere të Aleancës.

E kjo nuk u bë në një ditë. Anormaliteti social e politik u instalua si projekt i menduar mirë në funksion të mbajtjes gjatë të pushtetit. I kamufluar me propagandë dhe i imponuar si normalitet i domosdoshëm, ai nisi me shkeljen e këmbës së Ramës në drejtimin e vendit më të vogël të NATOs.

. Me një kosto të pallogaritshme për vendin, dalëngadalë u zhbënë shumë rregulla, norma, parime dhe sjellje.

Sulmin e parë e pësoi ligjërimi publik dhe ai politik. Rëndesa e përmbajtjes, fyerja, sharja, banaliteti, tallja u bënë trendi i kohës dhe një mënyrë komunikimi e domosdoshme.

Degjenerimi i gjuhës politike nuk ishte i rastit. Prapa tij fshihej degradimi i ekzistencës politike të Parlamentit, i cili, sipas modelit anormal të paramenduar, u mbush me individë me të kaluar kriminale, me batakçinj ekonomikë dhe me ishnomenklaturë. Qëllimi ishte eliminimi i hapësirës jetike të opozitarizmit.

Kultura e qelbësirave filloi të lëshojë rrënjët e saj për t’i zënë frymën çdo normaliteti dhe për ta shitur qelbësirëllëkun si model të kohës.

Në planin e tij për të ngulur shtyllat e pushtetit, Rama nuk kurseu asgjë. Paraqitja e çdo shkatërrimi si reformë ishte eliksiri, që vuri në gjumë e në ëndrra shoqërinë e varfëruar shqiptare.

Goditjen më të fortë nën këtë linjë e mori procesi zgjedhor. Bandat lulëzuan me mbështetjen e Policisë në të gjitha territoret dhe nuk ishte aspak e nevojshme që ata të ndërtonin një shtet paralel, sepse segmentet kryesore të vendimmarrjes dhe ekzekutivit ishin në dorë të përfaqësuesve të tyre politikë. Organizata politike që mori drejtimin e vendit, adoptoi metodat dhe kodet e organizatave kriminale, duke njësuar kulturën kriminale me kulturën politike. Gjithçka u shit si normale, si sukses, si konfirmim mbështetjeje. Sistemi politik u nxor krejt nga shinat e tij dhe atij iu imponua standardi i grabitjes, shitblerjes, hajdutërisë dhe harbutërisë. Banditi u shndërrua në Zotëri, loloja në burrë serioz, hajduti në bamirës.

Ndërkohë, propaganda rrëmbeu mediat më të mëdha, nëpërmjet një operacioni anormal me kombinim: favore ose kërcënime. Anormaliteti komunikues i zuri vendin normalitetit të informimit të së vërtetës, lajmit e problematikës reale.

Çakërdisja dhe kapja e sistemit të drejtësisë u konsiderua dhe u realizua si qëllimësi primare, që do ofronte mbrojtje për organizatën dhe ndëshkim për kundërshtarin politik e qytetarin e thjeshtë.

Sot krimet miliardëshe qeveritare shiten në opinion nga Prokuroria si zënka fëmijësh të pavlera, ndërkohë që brutaliteti ndaj atyre që denoncojnë, që sjellin fakte, që kërkojnë të drejta themelore, përfundon në hetime pa arsye dhe pa shkak.

Policia e Shtetit u depersonalizua me drejtues që morën drejtpërdrejt nën kontroll arat me kanabis dhe transitimin e narkotikëve të tjerë. Asaj iu hoq me ngadalë vullneti antikriminal dhe iu shtua me doza të forta vullneti antiqytetar. Me gjoba, me arrestime për drita, për çati, për shtëpi, për protesta, Policia u shndërrua në një formacion paramilitar-ndëshkimor. Ndërkohë që aleati i saj mbetet krimi i organizuar si formacioni parapolitik që sjell vota për pushtetin dhe që sot konsiderohet i paprekshëm, i patrazuar dhe i domosdoshëm për të zgjatuar jetën politike të Policisë së politizuar deri në dhëmbë.

Vrasjet seriale, vrasjet për llogari të shtetarëve, janë muzika e këtij normaliteti anormal.

Në planin social, Rama ka ndërtuar një konflikt midis shtresave të shoqërisë për t’i kontrolluar sipas parimit të përçarjes, duke e futur atë në një depresion tërësor ekonomik e social. Ka hedhur studentët kundër pedagogëve, mediat e mëdha kundër mediave online. Mediat online kundër mediave online. Prindërit e nxënësit kundër mësuesve. PPP-të ua ka kundërvënë bizneseve. Dhe e gjitha shitet si kapitalizëm e treg i lirë. Si zhvillim reformator. Si pakte detanteje sociale. Si normalitet, i cili më vonë do të pjellë lumturinë.

Kjo është Shqipëria sot në NATO. Një hije e vetvetes së para dhjetë viteve.

Zhurma adrenalinëdhënëse e avionëve, nuk mund të mbulojë anormalitetin politik të demokracisë sonë të vënë nën zgjedhën e krimit me veladon politik.

Tags: anormalitetiLuciano Bocinormalitet

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Shpërthen Murrizi: Në këtë mender demokraci kush flet hapur, “pushkatohet” fshehurazi

Shpërthen Murrizi: Në këtë mender demokraci kush flet hapur, “pushkatohet” fshehurazi

Muri me Meksikën, Papa Françesku paralajmëron Trump

Muri me Meksikën, Papa Françesku paralajmëron Trump

10-vjetori i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bushati: Mbetemi larg…

10-vjetori i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bushati: Mbetemi larg…

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com