Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Anketa e KB për lehtësimin e tregtisë, Shqipëria në vend numëro

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Anketa e KB për lehtësimin e tregtisë, Shqipëria në vend numëro

Një anketë e Kombeve të Bashkuara për Lehtësimin e Tregtisë ka analizuar globalisht 143 vende ndër të cilat edhe Shqipërinë duke dhënë kështu një panorame të përgjithshme të masave që kanë marrë vendet në funksion të kësaj.

Për Shqipërinë anketa e vitit 2021 nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e vitit 2019 duke treguar se sa i takon lehtësimit të tregtisë nuk janë hedhur hapa të reja. Konkretisht Shqipëria shënonte një nivel prej 52.69 për qind për vitin 2021 si vlerësim për lehtësimin e tregtisë (kujtojmë që 100 për qind është niveli më i mirë).

Të marrë më vete elementët përbërës të pikëzimit final rezulton se transparenca ka një vlerësim prej 80 për qind. Formalitetet në 45.83%, marrëveshjet dhe bashkëpunimet institucionalë kanë një vlerësim 66.67 për qind kurse tregtia pa dokumente (pa letra ku shumica sigurohen online) është 59.26 për qind. Tregtia pa letra ndërkufitare ka një nivel 22.22 për qind. Anketa e vitit 2021 është identike në rezultate sikurse ajo e vitit 2019 në çdo komponent.

Thuajse në të gjithë treguesit Shqipëria qëndron poshtë mesatares së vendeve që janë pjesë e Komisionit Euopian si dhe Europës Juglindore ku bën pjesë vetë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në botë janë kryesisht vendet e zhvilluara ato që kanë hedhur hapat më të mëdhenj dhe pozitive drejt lehtësimit të tregtisë.

“Anketa, që mbulon 143 vende, tregon nivelin mesatar global të zbatimit të masave për lehtësimin e tregtisë dhe progresin e asaj pa letra në 65 për qind. Për 128 vende, kjo është një rritje me 5 pikë përqindjeje nga një mesatare prej 61 për qind në 66 për qind në Sondazhin e fundit në 2019. Në 2021, ekonomitë e zhvilluara kanë normën më të lartë të zbatimit (82 përqind), ndjekur nga vendet në Azia Jug-Lindore dhe Lindore (75 për qind). Ishujt Paqësor kanë normën më të ulët të zbatimit (44 pë rqind)” thuhet në njoftimin e Kombeve të Bashkuara dhe specifikisht departamentit për Europën që ka kjo organizatë.

I njëjti njoftim sqaron se në rajonin e UNECE, zbatimi mesatar i lehtësimit të tregtisë u rrit nga 73 për qind në 2019 në 76 për qind në 2021.

“Progresi më i lartë është regjistruar në Azinë Qendrore (16 për qind rritje), ndjekur nga Amerika e Veriut (6 për qind), Kaukazi dhe Turqia (5 për qind). Përkundër progresit të dukshëm të bërë që nga viti 2019, Azia Qendrore është ende prapa, ashtu si Evropa Lindore dhe Evropa Jug-Lindore me rreth 64 për qind ndërsa katër nën-rajonet e tjera (Kaukazi dhe Turqia; BE, MB, Norvegjia dhe Zvicra; Veriu Amerika; Federata Ruse) arriti afër 80 për qind shkallë zbatimi. Rezultatet e sondazhit për nivelet e zbatimit të masave të lehtësimit të tregtisë në kohë krizash dhe pandemie ndryshojnë shumë në të gjithë rajonin me një mesatare prej 46 për qind. Anketa e UNECE 2021 përfshin 44 vende me shtimin e dy vendeve të reja – Andorra dhe Luksemburgu” thuhet në sqarimin për anketën bërë nga UNECE./Monitor

Tags: anketaekonomishqiperiaTregtia

TË LIDHURA

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Merret vendimi për naftën, a sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
Aktualitet

Merret vendimi për naftën, a sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve

17:18 | 26/03/2026
Shqiptarët “braktisin” tregun vendas, nafta blihet masivisht në Mal të Zi
Analizë

Shqiptarët “braktisin” tregun vendas, nafta blihet masivisht në Mal të Zi

08:49 | 26/03/2026
Next Post
Titulli botëror në boks, ja kur do të rikthehet në ring Anthony Joshua

Titulli botëror në boks, ja kur do të rikthehet në ring Anthony Joshua

Shembja e Teatrit/ Lubonja: Këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të reja

Një çështje e munguar në debatin mbi PD

Sulmohet me thikë në xhami, Presidenti i Malit: Janë gjëra që ndodhin







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com