Shqiptarët vijojnë të jenë problematikë edhe në vendet e tjera kur vjen puna për kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.
Një ndër vendet, e cila ka patur raste të shpeshta të kapjes së shqiptarëve është Anglia. Kultivimi i drogës nga shqiptarët që jetojnë atje, është kthyer në një sfidë në vete për policinë britanike.
“Nëntë shtetas shqiptarë pranuan në gjykatën britanike akuzat për kultivim kanabisi. Shqiptarët kishin ngritur një fermë kanabisi në Gloucester të Anglisë. Vlera e kanabisit të kapur ishte 750.000 stërlina. Të arrestuarit janë Kreshnik Muja, Dritan Muhametaj, Arifaj, Ardit Agaj, Elis Gashi, Dardan Horhaj, Jeton Muja dhe Jurgen Nikoci”-shkruan The Sun
Momenti zbulimit të kësaj ferme kanabisi dhe arrestimit 9 shqiptarëve u filmua nga kamerat e televizionit britanik ITV për ciklin e emsioneve policeske të drejtuar nga prezantuesi i njohur britanik Jeremy Kyle.
Të 9 shqiptarët do të mësojnë masën e dënimit më 9 prill në Gjykatën e Bristolit. Sipas policisë operacioni i koduar “Cleveland”, kishte si qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në kultivimin e drogës, trafikun e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne. TIRANA TODAY