Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër ka dënuar me 10 vite burg shqiptarin, i cili në vitin 2016 i preu fytin më thikë të dashurës dhe për pasojë e fejuara ndërroi jetë-shkruan Tirana Today.
Emigranti Rexha më 31 janar 2016 vrau të fejuarën, Elidon Demirajn. Ngjarja e rëndë është shënuar pas tre muajsh qëndrimi në Londër, ku Elidona ishte bashkuar të fejuarit atje. Sipas dëshmive të emigrantit shqiptar, motivet që e çuan në në vrasjen e të fejuarës ishte tradhtia-shkruan Tirana Today.Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, ku e reja u godit me thikë në fyt nga 32-vjeçari, ndërkohë fqinjët dëgjuan “të bërtitura të forta”, ndërkohë fqinjët kanë raportuar menjëherë policinë. Mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë, po plagët e rënda i morën jetën shqiptares 25-vjeçare.
Babi i viktimës, Halil Demiraj ka deklaruar më herët se “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”. Ndërsa komiteti i shqiptarëve në Londër grumbulloi 3000 paund dhe bënë të mundur sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri. TIRANA TODAY