Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

ANALIZA/Mocioni dhe demarkacioni, dy sprovat e qeverisë së Kosovës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
ANALIZA/Mocioni dhe demarkacioni, dy sprovat e qeverisë së Kosovës

Mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe veprimi i menjëhershëm i kryeministrit Isa Mustafa, për procedim të demarkacionit në Kuvend, po shihen nga analistët si veprime që mund të sjellin zhvillime tjera në vend.

Kryesia e Kuvendit vendosi të premten që të thërrasë një seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet të mërkurën, më 10 maj.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se demarkacioni do të procedohet në Kuvend më 8 maj. Procedimi i demarkacionit nga ana e kryeministrit, erdhi menjëherë pasi kryesia e Kuvendit miratoi mocionin e opozitës.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se e gjithë kjo situatë ka qenë e pritshme, por sipas tij, fatkeqësisht në të dyja rastet po bëhet fjalë për një lojë dhe pazare politike ndërmjet partnerëve të koalicionit.

“Kryeministri Mustafa vendosi ta procedojë në Kuvend demarkacionin vetëm pasi u iniciua dhe u caktua seanca për mocionin. Në këtë formë po përpiqet ta zërë mat partnerin e koalicionit me logjikën që nëse PDK-ja nuk voton kalimin e demarkacionit, ai do ta përdorë këtë si akuzë se PDK-ja nuk deshi t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës”.

“Në anën tjetër, PDK-ja po përpiqet që me anë të mocionit ta rrëzojë Mustafën dhe këtu po i ndihmon një pjesë e madhe e opozitës, e cila këtë mocion ka mundur ta ngrejë edhe më herët për shkak se këto nënshkrime mundi t’i sigurojë shumë më herët”, thekson Mushkolaj.

Mocioni dhe demarkacioni

Ndërkohë, për analistin e çështjeve politike, Ismajl Hasani, mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë së Kosovës nuk do të mund të kalojë dhe se rrëzimi i qeverisë nuk do të mund të realizohet. Ai thekson se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë në mënyrë  urgjente.

“Është e drejtë legjitime e opozitës për të kërkuar mocionin e mosbesimit, është në etikën e pjesës parlamentare, por nuk mund të kuptohet bashkimi i disa individëve që i bashkohen këtij mocioni të mosbesimit, duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar. Mendoj që mocioni nuk ka shans të kalojë dhe rrëzimi i Qeverisë nuk do të ndodhë. Ne kemi edhe reagimin e fundit të përfaqësueseve ndërkombëtarë, të cilët janë deklaruar se nuk ka zgjedhje”, vlerëson Hasani.

Zgjedhjet e parakohshme

Për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 vota për të deputetëve. Në rast se ky mocion i opozitës dështon, atëherë sipas akteve ligjore kushtetuese, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të ngrihet një mocion i ri i ngjashëm, që do të kishte si qëllim shkarkimin e qeverisë. Ndërkaq, në rast se mocionin e mbështesin 61 deputetë në seancën plenare, atëherë mbetet në vendimin e presidentit që ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. ​

Duke parë të gjitha këto zhvillime, analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, nuk përjashton mundësinë e hyrjes në kombinim edhe me zgjidhje të tjera.  “Ndoshta mund të ketë një marrëveshje, por ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje që edhe të prishet koalicioni në kuptimin që të largohet PDK-ja, ose ta largojë LDK-ja, pastaj ta zgjidhë këtë çështje duke emëruar ministra që nuk janë partiakë deri në një moment tjetër, në organizmin e zgjedhjeve. E them këtë duke pasur parasysh se edhe faktori ndërkombëtar është kundër që zgjedhjet të organizohen shpejt”, thekson Mushkolaj.

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur si opsion për ta nxjerrë vendin nga bllokada e vendimmarrjes edhe nga deputetë dhe zyrtarë të partive në pushtet. Koalicioni aktual po përballet me probleme serioze në vendimmarrje për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, me çka është bllokuar procesi i liberalizimit të vizave. /Evropa e Lirë

Tags: demarkacioniIsa MustafaKadri Veselimali i zimocionisprovatzgjedhjet e parakohshme

TË LIDHURA

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese
Kosovo

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

08:14 | 20/09/2025
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025
Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe
Bota

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Next Post
Tërheqja e Ramës nga Kavaja, i prish axhendën aleatit të Bashës

Tërheqja e Ramës nga Kavaja, i prish axhendën aleatit të Bashës

Berisha: Rama kërkonte ta eliminonte Metën përmes reformës në drejtësi. Donte t’i shkrinte LSI-në

Berisha: Rama kërkonte ta eliminonte Metën përmes reformës në drejtësi. Donte t’i shkrinte LSI-në

EU ambassador: Politics should allow citizens to vote

EU ambassador: Politics should allow citizens to vote

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025




TË FUNDIT

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un
Bota

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

by mirseda
13:27 | 20/09/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje se presidenti kinez, Xi Jinping kishte miratuar një marrëveshje mbi...

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025
Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…

Lionel Messi merr vendimin e shumëpritur, nënshkruan kontratë shumëvjeçare me ekipin…

09:29 | 20/09/2025
Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

08:18 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com