Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

ANALIZA/Euronews: Pesë sfidat që e presin Edi Ramën në mandatin e dytë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Partia Socialiste e Shqipërisë, duket se po shkon drejt fitores në zgjedhjet parlamentare të së dielës, sikurse e tregoi edhe sondazhi pas mbylljes së kutive të votimit, çka do t‘i japë partisë në pushtet një mandat për të nxitur reformën në sistemin e gjyqësor, që është jetike për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama dhe Partia Demokratike e drejtuar nga kundërshtari kryesor politik në opozitë, Lulzim Basha, kërkonin në këto zgjedhje një shumicë prej mbi 70 vendesh në parlament, të cilën nuk e pati arritur asnjëra prej tyre në zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2009.

Sondazhi i kompanisë italiane IPR Marketing pas mbylljes së kutive të votimit, me një marzh gabimi prej 2 për qind, tregoi se socialistët janë duke shkuar drejt një fitoreje prej 45- 49 për qind të votave, e cila mund t’iu sigurojë atyre më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.

Pesë detyrat më emergjente në tryezën e Ramës: 

1. E drejta e pronës
Ekzistojnë shumë raste të pazgjidhura të tokës dhe pronësisë në shtetin ballkanik. Vetë Rama pranon se kjo çështje ka qenë “një kaos i vërtetë për vite më rradhë”, dhe që rrezikon tashmë të dalë jashtë kontrollit. Fundi i rregjimit komunist, u shoqërua me një falsifikim të shfrenuar të titujve të pronësisë. Qeveria socialiste ka ngritur një fond prej 500 milionë eurosh për kompensim financiar, si një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem.

2. Gjyqësori
Largimi i gjyqtarëve të korruptuar, është një tjetër çështje të cilën socialistët janë zotuar ta adresojnë. Parlamenti u rimblodh javën e shkuar për të miratuar një ligj të ri, që i bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve dhe asistentëve ligjorë për t’u verifikuar.

Më shumë se 300 prej tyre, kanë qenë të akuzuar për korrupsion. “Ata do të duhet të justifikojnë burimet e tyre të të ardhurave – shumë prej tyre kanë pasuria të paarsyetuara – dhe të provojnë se nuk kanë lidhje me krimin e organizuar”- tha zoti Rama. “Ata gjithashtu do të testohen për kompetencën që kanë”.

3. Droga
Shqipëria ka dështuar në goditjen e kultivimit të kanabisit, që është i lidhur me krimin e organizuar. Kur është fjala për sasinë e kanabisit të përpunuar që hyn në BE, Moroku mban vendin e parë. Por Shqipëria është furnizuesja kryesor e kanabisit bimor që trafikohet në 28 vendet e BE-së, sipas Europolit. Dhe Rama ka bërë shumë pak për ta trajtuar këtë çështje, pavarësisht premtimit të tij për ta “çrrënjosur njëherë e mirë këtë fenomen”.

4. Të ndalohet largimi i trurit
Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto në vitin 2016 ishte vetëm 46.000 lekë, ose rreth 340 euro. Nëse e krahasoni këtë me Kroacinë (1060 euro), Greqinë (1070 euro) dhe Italinë (2033 euro), mund ta kuptoni arsyen pse të rinjtë po largohen masivisht nga vendi.

5. Papunësia
Pak më shumë se një e katërta e të rinjve janë të papunë. Ndërsa në Gjermani vetëm 7 për qind e të rinjve të moshës 15-29 vjeç janë të papunë, në Shqipëri kjo shifër mbërrin në 28.9 për qind. Në të gjithë bllokun e BE-së shifra mesatare e papunësisë tek të rinjtë është 17.2 për qind. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: drogae drejta e pronesedi ramagjyqesorimandati i dytepapunësiapesesfidat

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Fitorja e një arroganti dhe humbja e dordolecit

Rezultati i deritanishëm, Halim Kosova komenton situatën dhe ka një porosi

PS-ja gjunjëzon PD-në edhe në Lezhë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

by mirseda
09:14 | 06/06/2026
0

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të...

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com