Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Analiza/ Vuçiç një nacionalist i etur për gjak, tani kërkon pajtim historik me shqiptarët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Analiza/ Vuçiç një nacionalist i etur për gjak, tani kërkon pajtim historik me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Vuçiç bën thirrje për dialog për Kosovën dhe për “pajtim historik me shqiptarët”. Për këtë, disa e brohorasin si vizioner. Kritikët dyshojnë për një manovër taktike.

Presidenti serb ka në bazë të kushtetutës së Serbisë vetëm funksione përfaqësuese – posti i tij është simbolik, pa kompetenca praktike. Por Aleksandër Vuçiç ka prej pesë vitesh të gjithë frerët e pushtetit në duar, si shef i partisë së fuqishme të Përparimit: në fillim si zëvendëskryeministër, pastaj si Kryeministër dhe tani si President i shtetit. 

Herë pas here, Vuçiçi vendos të merret me gjëra të mëdha. Prej javësh dominon thirrja e tij për “dialog të brendshëm serb” për temën e Kosovës, në interpretimin e tij “një shans historik” për pajtimin me shqiptarët. E gjitha ka elementë hollivudianë: pikërisht ky President, që në vitet nëntëdhjetë qe një nacionalist i etur për gjak, i cili i shante përditë shqiptarët, dëshiron ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje.

Dialog me një autokrat?

Problemi në këtë punë: Presidenti e “hapi” diskutimin pa ofruar një platformë. Kështu në Beograd vrasin mendjen, se si, kur, ku dhe për se do të flitet. Fjalën duhet ta marrin të gjithë aktorët, edhe Kisha Ortodokse tepër konservatore Serbe – më tepër Vuçiç-i nuk tha. Ai vetë fillimisht do të dëgjojë ato që do të thuhen dhe në fund do të marrë një vendim. A mund të ketë një pamje të tillë një dialog historik?

“Në thelb, Aleksandër Vuçiç nuk ka një ide të qartë, por që përpara i diskualifikon të tjerët, që kanë mendim të ndryshëm nga ai”, thotë Dusan Janjic nga Forumi i Beogradit për marrëdhëniet ndëretnike, i cili merret intensivisht me çështjen e Kosovës. Sipas Janjicit, thirrja e Vuçiç-it për dialog nuk është gjë tjetër veçse një manovër taktike: “Krejtësisht sipas motos:  ju pyeta, nuk thatë asgjë, pra unë edhe më tej do të vendos vetë – por përgjegjësinë do ta ndaj me ju.”

Opozita e shoqërisë civile nuk pranon fare të merret me këtë- me një autokrat nuk mund të bësh gjithsesi dialog, thuhet. Partitë e copëzuara të djathta, të cilat mund të mbledhin 15 për qind të votave, nuhasin tradhti: sipas tyre, me shqiptarët as që duhet folur fare.  Në medie dëgjohen edhe disa ide, të cilat flasin për një ndarje të Kosovës e deri për një anëtarësi të mundshme të Kosovës në OKB.

Në një kohë kur në mënyrë diplomatike Presidenti i mirëpret të gjitha propozimet, shokët e partisë së tij sulen çdo ditë në mediet e afërta me qeverinë kundër kundërshtarëve politikë. Kështu ata damkosen si “frikacakë”, kur heshtin për temën e Kosovës, ose si “patriotë falsë” dhe “urryes të serbëve”, kur shprehen për këtë temë.

Gjueti shtrigash ndaj kritikëve

Pavarësinë e ish-provincës serbe Kosovë sot e njohin 111 shtete në të gjithë botën, por jo pesë anëtarë të BE dhe fuqitë me të drejtë vetoje në OKB, Rusia dhe Kina. Në Beograd kjo punë shihet në mënyrë të veçantë: pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet, por realiteti duhet pranuar. Marrëveshja e arritur në vitin 2013 në Bruksel me qeverinë në Prishtinë parashikon kështu integrimin e plotë të Veriut të Kosovës të banuar kryesisht me serbë në republikën e Kosovës, gjë që shumë vëzhgues e interpretojnë si një njohje faktike.

Një tezë që e ndesh dendur thotë: si nacionalist ekstremist që ka qenë, Presidenti Vuçiç duhet të sillet sot në mënyrë pragmatike për çështjen e Kosovës, në mënyrë që Perëndimi ta durojë në heshtje stilin e tij princëror të qeverisjes.

Kjo taktikë duket se po funksionon. Në një kohë kur partia e tij e Përparimit bën gjueti shtrigash kundër kritikëve në vend, i ndan vendet e punës dhe postet në bazë të listës partiake dhe kufizon të drejtat e punëtorëve, Vuçiç-in e lëvdojnë në Bruksel dhe në Berlin si shtyllë të stabilitetit në Ballkan, si reformator aktiv dhe madje si vizioner. Kritika për nepotizmin ose për mungesën e sundimit të ligjit përmendet me zë të lartë vetëm rrallë dhe vetëm në periferi të raporteve të progresit të BE.

Pas thirrjes së tij për dialogun për Kosovën, pati që u habitën në Beograd, kur në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” u shkrua se Vučić-i “po kërcen mbi hijen e errët të historisë serbe”. Një këngë me lëvdata, për të cilën më parë ai vetëm mund të ëndërronte.

Tema e Kosovës nxit emocionet dhe populizmin

A mund t’ia lejojë vetes pushtetmbajtësi serb, për të cilin bujarisht thuhet se ka guxim, që ta shuajë preambulën për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë? Kjo është pyetja më e vështirë. Sepse megjithëse serbët që jetojnë në mjerim ekonomik nuk interesohen fort për Kosovën – vetëm dy deri në tre për qind e shohin Kosovën si temë të rëndësishme – tema e Kosovës ngërthen edhe më tej emocione të mëdha. Duke iu referuar betejës në Fushën e Kosovës (në vitin 1389) Kosova vazhdon të quhet “djepi i serbizmit”. Edhe më tej 80 për qind e serbëve mendojnë se pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet në asnjë mënyrë.

“Nuk kemi ide, zotëri, edhe mendja më e mençur e Serbisë nuk mund të ofrojë zgjidhje për momentin. Më parë duhet të shohim se si do ta shohim në të ardhmen Kosovën dhe Metohinë, çfarë mund të marrim, pa qenë të detyruar që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, thotë Vladimir Gjukanovic, deputet i Partisë së Përparimit në pushtet. Edhe ai, si Vučić-i, ka qenë më parë një nacionalist ekstremist. “Kosova dhe Metohija” – emri zyrtar i “provincës së pabindur” konsiderohet si deklaratë politike. Ky togfjalësh ka qenë i detyrueshëm për të gjithë ata që kanë pasur njëfarë pushteti në Beograd, shkruan DW.

“Ky gënjim i vetvetes ofron mundësi për populizëm”, mendon Dragoljub Micunovic, një nga anëtarët më të vjetër të Partisë Demokratike në opozitë. Me këtë, deputeti më i vjetër i vendit kritikon edhe kreun e partisë së tij, që e përsërit me zell formulën magjike “Kosova është Serbi”. “Politikanët e paraqesin veten si mbrojtës të së përgjithshmes – ekonominë tonë, kulturën dhe të tjera ata nuk mund t’i shpëtojnë, por Kosovën po! Kjo mbrojtje e Kosovës nuk ka nevojë për dëshmi, mjafton tregimi.”

Shqiptarët e Kosovës po merren aktualisht me veten – në Kosovë po punohet për një qeveri të re – por në përgjithësi tregojnë pak entuziazëm për atë që dëgjohet nga Serbia. Po nuk përfundoi me njohjen e pavarësisë, dialogu brendaserb është i kotë, shkroi në twitter ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Tags: Aleksandër VuçiçdialogkosovenacionalistOKBserbi

TË LIDHURA

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie
Aktualitet

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

21:37 | 05/09/2025
Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori
Kosovo

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori

14:25 | 05/09/2025
Next Post
Arabia Saudite hap “portat” për Katarin

Arabia Saudite hap “portat” për Katarin

Ministri teknik Demiraj lë Bashën për Ramën

Ministri teknik Demiraj lë Bashën për Ramën

Doli për vrap, por i thyejnë dorën dhe brinjët, u rrah nga tre të panjohur

Doli për vrap, por i thyejnë dorën dhe brinjët, u rrah nga tre të panjohur

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com