Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Analiza/ Lubonja evokon Konicën: “Pse ky dhe pjell veç tiranë dhe vagabondë”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Analiza/ Lubonja evokon Konicën: “Pse ky dhe pjell veç tiranë dhe vagabondë”

Në fillimin e fjalës së tij në një nga deklaratat e fundit mbi gjendjen e krijuar në vend, (në emisionin “Të paekspozuarit”) kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh me frazën: “Nuk merrem më me Ramën, ai është përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli tashmë”. Mirëpo, më pas ai vazhdoi e tha: “Ky sistem duhet shembur dhe rrafshuar në mënyrë që të mos mbijë asnjë Ramë tjetër. Për këtë, unë bashkë me PD-në jemi të vendosur t’i japim jetë një projekti të ri, një demokracie ku të ketë kufizim të pushtetit, institucione që i kontrollojnë këto persona. Të ketë Parlament, jo thjesht paradhomë të Kryeministrit”.

Nuk mund mos të vësh re një kontradiktë midis frazës së parë që e deklaron Ramën dhe sistemin “të shembur tashmë” dhe frazave, ku deklaron se “ky sistem duhet shembur dhe duhet ndërtuar një projekt i ri”. Interpretimi i parë që mund t’i japësh kësaj paqartësie është se Basha ka dashur të thotë se Rama si person është i shembur, por jo sistemi që ai përfaqëson. Mirëpo, në fillim ai thotë se Rama është “përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli tashmë”. Pra, ky interpretim bie. Një interpretim tjetër që të vjen në mend është se Basha, duke dashur të tërheqë sa më shumë njerëz në protestën e opozitës, në fillim flet për ata që i konsideron militantë, të cilëve u duhet ngritur entuziazmi, dhe më poshtë u drejtohet skeptikëve që nuk besojnë te PD-ja apo se kjo punë mund të kryhet aq lehtë.

Personalisht dua t’i jap një interpretim të tretë kësaj paqartësie, sepse më intereson për të shprehur një të vërtetë më të rëndësishme. Sipas këtij interpretimi, fraza e parë nënkupton se çdo shqiptar, populli pra, ose shumica e tij, e ka shembur tashmë në mendjen e tij, në imagjinatën e tij, thuaj po deshe në dëshirat e tij këtë sistem që përfaqëson Rama; ndërsa pjesa në vazhdim të zbret nga dëshira në realitet dhe të thotë se “duhet ndërtuar” një projekt për shembjen e këtij sistemi që pjell politikanë si Rama. Më intereson ky interpretim sepse në të gjej një të vërtetë që qarkullon në mendjen e shumë shqiptarëve. Madje, ndoshta edhe në mendjet e atyre që ditë e natë nuk mendojnë gjë tjetër, përveçse si të pasurohen e të mbajnë pushtetin; si edhe të atyre që, sikur nesër Edi Rama të deklarojë se po largohet nga politika, do të thërrasin “Fitore! Fitore!”, duke harruar projektin që duhet të bëjnë që të mos mbijë një e keqe tjetër si ai. Është e vërteta e kontradiktës midis vetëdijes për të keqen që na ka kapluar dhe pamundësisë, pafuqisë, paaftësisë, për ta shembur atë dhe për të ndërtuar projektin e ri që do të fillonte të na çlironte prej saj. Në një kuptim më universal, kemi të bëjmë me kontradiktën nëpërmjet asaj që Kanti e quan “ligji moral që ekziston brenda nesh, që na shtyn për kah e mira” dhe shtysave të shumta që e çojnë njeriun për kah e keqja.

Pafuqia jonë për ta kthyer historinë tonë për kah e mira, edhe pse e shohim të keqen për kah po shkojmë, na shoqëron qysh prej krijimit të shtetit shqiptar. Ja çfarë shkruan një prej mendjeve më të mprehta që ka njohur Shqipëria, Faik Konica, në një artikull botuar në vitin 1922: “Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë.” “.. më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri: despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemalit në Jug, rëndonin njëra kundër tjetrës. Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit. Si u çduk Esadi, ballanca u prish me njëherë: U sulnë në shesh një tokicë aventurierësh, të dehur me ambicje, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe e arit. […] “Ngjarjet e sotme tregojnë sheshit gabimet e atyre filozofëve kafeneshë që kujtojinë se shpëtimi i Shqipërisë varet nga vrasja e dy apo tre vetëve. […] Se këtu s’ke të bësh me ca njerës të veçuar, ke të bësh me një pemë që e pjell Dhe’u i Shqipërisë.”

Edhe pas një shekulli nuk mund të mos ndalesh në këtë përshkrim për të kërkuar natyrën e këtij “dheu” ku mbilulëzon fara e keqe e “tiranëve dhe vagabondëve”, e “aventurierëve të dehur me ambicie, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe e arit”. Kur shikon Edi Ramën e kujton edhe paraardhësit e tij, thua se asgjë nuk ka ndryshuar që prej asaj kohe. Faiku na ka paralajmëruar për këtë mosndryshim: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”.

Dhe vërtet, pas njëqind vjetësh, a nuk jemi edhe më poshtë se asohere kur shkruante Faiku këto fjalë? Unë them se po. Mjaft të kemi parasysh se pas Luftës së Dytë dolën tiranë dhe vagabondë edhe më të shfrenuar se ata që ka pasur parasysh Faiku, si Enver Hoxha me shokë, që e kthyen Shqipërinë në një burg deri në vitin 1991. Mjaft të kesh parasysh se edhe pas asaj tragjedie, shqiptarët nuk mësuan, por prapë nxorën në krye të tyre aventurierë të dehur edhe më rëndë se në kohën e Faikut, me ambicie të ndezur edhe më keq nga etja e pasurisë, të tërbuar edhe më shumë nga lakmia e fuqisë dhe e arit, si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama me shokë, që ua kanë bërë jetën aq ferr shqiptarëve, sa sot më shumë se gjysma e tyre duan të lënë vendin?

Pra, ka njëqind vjet që e jetojmë këtë të keqe dhe ka njëqind vjet që është ngritur pyetja: Çfarë duhet të ndryshojmë që të arrijmë “shpëtimin dhe përparimin e shtetit”? Ajo që na sugjeron Faiku është që të mos ua vëmë fajin një apo dy vetëve të veçuar, por të ndryshojmë llojin e dheut që pjell “pemë” të tilla. E kjo do të thotë, pa metafora, që të ndryshojmë kulturën tonë që plazmon këtë lloj shqiptari, d.m.th. të ndryshojmë veten tonë? Po si i bëhet të ndryshosh kulturën, që prodhon veten kur, në rreth vicioz, njerëzit që kemi në pushtet jo vetëm e mbajnë gjallë atë kulturë, por heqin qafe këdo që kërkon ta ndryshojë, dhe ajo kulturë, pastaj, pjell të njëjtin njeri? Nuk e ka përgjigjen të thjeshtë kjo pyetje. Në fakt, duhet një debat i hapur e serioz në mes të gjithë shqiptarëve se si duhet të arrihet kjo. Dhe koha ka ardhur më shumë se kurrë, që të hapet ky debat, pasi jemi në zgrip. Fakti që opozita ka ndërmarrë një hap radikal duke dalë nga sistemi dhe duke deklaruar nëpërmjet liderit të saj se, “Ky sistem duhet shembur dhe rrafshuar në mënyrë që të mos mbijë asnjë Ramë tjetër”, duhet të shoqërohet pikërisht me këtë debat. Por e para gjë që i duhet thënë Lulzim Bashës në hyrjen e debatit është se edhe Edi Rama, përpara se të vinte në pushtet, thoshte “e ka fajin sistemi, jo njerëzit”; se “ky sistem korrupton edhe një gjerman po të vijë të jetojë këtu”, por kur erdhi në pushtet, e ngriti sistemin në shkallën më dramatike të korruptimit të njeriut. Debati, pra, duhet të merret fort me pyetjen: pse veproi Rama kështu? Sipas meje, veproi pasi ajo kultura që kemi trashëguar, e ka “mësuar” ndryshe nga ç’na mëson Kanti me imperativin e tij moral, që tjetrin ta shohë vetëm si mjet për të realizuar qëllimet dhe pastaj ta hedhë në koshin e plehrave, jo edhe si një të singjashëm me veten që ka edhe ai qëllimet e ëndrrat e veta, humanitetin e vet. Prandaj, dhe sot s’ka turp t’ua blejë dinjitetin e votës me lekët e kriminelëve. Them se kjo qasje e shqiptarit ndaj tjetrit është e para gjë që duhet ndryshuar në kulturën që kemi trashëguar. Dhe nuk është çështje e Ramës vetëm, por edhe e shumicës, edhe e atyre oligarkëve që i shohin punëtorët e tyre vetëm si mjet për t’u pasuruar dhe jo si njerëz për t’u realizuar e prandaj i paguajnë sa për të mbajtur frymën gjallë dhe paratë e tjera i ndajmë me Ramën me shokë; edhe e atyre që grabisin pasurinë publike apo nxjerrin njerëzit nga shtëpitë për të ndërtuar kulla për të larë paratë e siguruara mbi fatkeqësinë e të tjerëve; edhe e atyre gjyqtarëve që ligjin e përdorin për t’u pasuruar dhe jo për të dhënë drejtësi, edhe e atyre gazetarëve e intelektualëve që në vend të së vërtetës, i shërbejnë atij që i paguan më shumë, e me radhë e me radhë.

Me çfarë kam parë e reflektuar, di të them se e keqja na sundon mu pse kultura e trashëguar na mëson t’i përshtatemi sistemit të ndërtuar nga njeriu, që tjetrin e sheh vetëm si mjet dhe jo edhe si qëllim. Kjo përshtatje është hapi i parë që hedhim drejt skllavërimit tonë, pasi, duke u bërë bashkëpunëtorë me sistemin, nuk e luftojmë dot më. Prandaj, siç thotë Konica, nuk janë individët e veçuar si Rama, por vetja jonë ajo që nuk na le të çlirohemi sepse rrjeta që na mban në skllavëri është ndërtuar me fillin e vetes sonë. Nga kjo vete duhet të çlirohemi më së pari që të çlirohemi nga njerëz si Rama. Nga kjo vete mendoj se duhet të çlirohet edhe opozita që të mund të ndërtojë “një projekti të ri”, një politikë që ta shohë njeriun jo vetëm si mjet, por edhe si qëllim. Ky do të ishte realizimi i mësimit, për të cilin flet Konica që para njëqind vjetësh. Dhe as atëherë, Basha nuk do të duhet të thotë “Nuk merrem më me Ramën, ai është përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli tashmë”, pasi përvoja tregon se historia përsëritet po e harrove./ Panorama

Tags: evokonKonicenlubonja

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Ronaldo një lider i vërtetë, ja çfarë bën në fillim të pjesës së dytë (Video)

Ronaldo një lider i vërtetë, ja çfarë bën në fillim të pjesës së dytë (Video)

“E futën në një bagazh makine”/ Avokati i njohur mbahet 9 orë peng, ja arsyeja

“E futën në një bagazh makine”/ Avokati i njohur mbahet 9 orë peng, ja arsyeja

Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare bllokon tarifat reciproke doganore të Trump!
Bota

Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare bllokon tarifat reciproke doganore të Trump!

by mirseda
09:34 | 29/05/2025
0

Një tjetër goditje për tarifat doganore të Donald Trump. Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare, një gjykatë federale me...

Chelsea fiton trofeun e fundit europian që i mungonte

Chelsea fiton trofeun e fundit europian që i mungonte

09:29 | 29/05/2025
Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

09:20 | 29/05/2025
Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina: Nuk ishte ndonjë gjë e madhe

Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina: Nuk ishte ndonjë gjë e madhe

09:05 | 29/05/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Shpërthimi në burgun e Fushë- Krujës

08:58 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com