Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Analistët amerikanë kundër lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Dy analistë amerikanë janë shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve si zgjidhja e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosoves dhe Serbisë. Ata theksojnë se kjo mund të nxisë konflike të reja dhe mund të destabilizojë rajonin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohen të premten në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ideja për korrigjimin e kufijve ose shkëmbimin e territoreve i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij takimi që do të ndërmjetësohet nga Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Frederica Mogherini.

David Philips, Drejtor i Institutit të Paqes në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, i tha Zërit të Amerikës se ideja e shkëmbit të kufijve është e rrezikshme.

“Ndryshimi i kufijve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues. Në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian Presidetentët Thaçi dhe Vuçiç ndodhen në një udhëkryq. Ata mund të zgjedhin ndarjen ose një zgjidhje të negociuar që do t’i jepte më shumë të drejta sërbëve të Kosovës në përputhje me marrëveshjet e arritura. Kjo pastaj do të duhet të çonte në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Serbia. Kjo është një rrugë më e matur dhe më realiste se sa një zgjedhje e pamatur për ndarje”.

Edhe analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve për motive etnike.

“Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia ta bëjnë këtë, nëse e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Unë jam kundër shkëmbimit nëse motivi nuk është shkëmbimi i territorit, por shkëmbimi i popullatave në një përpjekje për të homogjenizuar vendet e tyre. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike liberale dhe është një drejtim i gabuar për Serbinë dhe Kosovën”.

Sipas zotit Philips, për të shmangur një rikthim në konfliktet e viteve 1990 në ish-Jugosllavi, është në interesin e Serbisë që të përqëndrohet më shumë në përmirësin e gjendjes së sërbëve në Kosovë sesa në idenë e ndarjes së saj.

“Rruga më e mirë për sigurimin e interesave të saj kombëtare (për Serbinë) është promovimi i interesat e sërbëve të Kosovës që mund të arrihet në Kosovë me të një qeverisje më të mirë dhe respektim të të drejtave të pakicave në bazë të parimeve të Planit të Ahtisarit dhe kushtetutës së Kosovës. Ndryshimi i kufijve nuk e stabilizon situatën, por do ta bënte atë më të pasigurtë”.

Zoti Serwer është dakord me analistin David Philips se aleternativa më e mirë është arritja e një marrëveshjeje që nuk prek kufijtë e tanishëm dhe përqëndrohet në përmirësimin e të drejtave të pakicave, transmeton  voa.

“Shkëmbimi i territoreve nuk pasqyron shqetësim për trajtimin e serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë. Unë mendoj se ky duhet të jetë shqetësimi kryesor për kosovarët sot sepse aftësia e tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO varet nga mënyra se si ata do t’i trajtojnë sërbët dhe pakicat e tjera. Shkëmbimi i territorove do të provokonte akte të dhunshme ndaj shqiptarëve që jetojnë në disa fshatra në veri të Kosovës dhe ndaj serbëve në jug të lumit Ibër.”

Analistët thonë se përmirësimi i të drejtave të pakicave dhe gjetja e një zgjidhjeje pa prekur kufijtë ekzistues do të përshpejtonte përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Tags: amerikanëanalistetKosovëskufijvekunderLëvizjesserbise

TË LIDHURA

Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026
Bota

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026
Next Post

I lumtur për rikthimin, Agolli: Ti harrojmë miqësoret, jemi gati

Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin për prokurorin Luan Kaloçi

Kuqezinjtë sfidojnë Spanjën, ja si do të rreshtohen të besuarit e Bushit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

by mirseda
22:31 | 04/06/2026
0

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për...

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com