pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

4 vjet ago
in Bota, Stil, Të Gjitha, W-Instant

Nga Samira Farivar, Fang Wang & Ofir Turel

A i ndiqni influencuesit në rrjetet sociale? I kontrolloni gjithnjë postimet e tyre? A mendoni se po shpenzoni shumë kohë, apo se jeni të fiksuar pas kontrollit të llogarive të influencuesve që ndiqni? Dhe kur nuk mund ta bëni këtë, ndiheni si të shkëputur?

Nëse i jeni përgjigjur me “po” të gjitha këtyre pyetjeve, mund të jeni prekur nga ajo që njihet si “angazhim problematik” me ndikuesit në mediat sociale. Por mos e fajësoni shumë veten për këtë gjë. Jeni thjesht një ndër shumë njerëzit, që keni rënë pre e ndikimit të fortë që kanë këto personazhe në rrjetet sociale.

Dhe kjo mund t’i atribuohet shumë tipareve dhe taktikave që përdorin influencuesit e mediave sociale, të cilat i ndihmojnë ata të ruajnë ndikimin e tyre, siç janë transmetimet e drejtpërdrejta dhe sondazhet në Instagram.

Si ekspertë në mediat sociale dhe mbi sjelljen e përdoruesve, ne botuam kohët fundit një studim që analizon angazhimin problematik të ndjekësve me influencuesit në mediat sociale, që vetëm në SHBA është një industri prej 13.8 miliardë dollarësh. Në epokën e mediave sociale, shumica e njerëzve njohin ose ndjekin disa ndikues në mediat sociale.

Këta të fundit janë përdorues me një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Pavarësisht nëse jeni adhurues i modës apo nëse dëshironi informacion mbi shëndetin dhe fituesin, ka gjithmonë një ndikues për t”u ndjekur. Dhe ndjekësit priren shpesh drejt atyre që janë mëorigjinalë në përmbajtjet që postojnë.

Por më pak vëmendje i kushtohet anës së errët të ndikimit në mediat sociale. Influencuesit motivohen dhe shpesh nxiten që të rritin fuqinë e tyre në mediat sociale, dhe shumë prej tyre po bëhen më të aftë në tërheqjen dhe angazhimin e ndjekësve.

Nga ana tjetër, ndjekësit mund të bëhen lehtësisht të ndërvarur dhe të fiksuar pas influencuesve, dhe angazhimi i tyre mund të bëhet shpesh i tepruar dhe i pashëndetshëm. Angazhimi problematik me ndikuesit e mediave sociale është i zakonshëm në mesin e ndjekësve, por jo i njohur apo i kuptuar sa duhet.

Ne kemi ekzaminuar kohët e fundit faktorët dhe mekanizmat, që çojnë tek një angazhim problematik. Ne u fokusuam tek 3 tipare (tërheqja fizike, atraktiviteti social dhe vetë-prezenca) dhe 2 atribute të pjesëmarrjes së ndjekësve (gjithë–përfshirja e pjesëmarrjes dhe kohëzgjatja e ndjekjes) për të analizuar efektet e tyre në zhvillimin e angazhimit problematik.

Bazuar në teorinë e lidhjes, studiuam 2 lloje lidhjesh – marrëdhëniet para–sociale dhe ndjenjën e përkatësisë, ku që të dyja janë shumë të rëndësishme për influencuesit e mediavesociale.

Marrëdhënia para–sociale, është perceptimi i ndjekësve mbi marrëdhënien e tyre të njëanshme me një influencues, ndërsa ndjenja e përkatësisë i referohet ndjenjës së të qenit një anëtar integral i komunitetit të ndikuesit. Ne kryer një anketë në internet me 500 përdorues të Instagramit.

Rezultatet treguan se kur ndjekësit zhvillojnë lidhje si ndaj ndikuesve (marrëdhënie para–sociale) ashtu edhe ndaj komunitetit të tyre (ndjenja e përkatësisë), kjo mund të çojë në një angazhim problematik. Ne zbuluam se tërheqja sociale e ndikuesve, ka një efekt më të fortë sasa faktorët e tjerë në ndërtimin e lidhjeve midis influencuesve dhe ndjekësve.

Ndjekja e më shumë influencuesve, mund të zvogëlojë ndikimin e lidhjes me komunitetin (ndjenjën e përkatësisë) kur bëhet fjalë për angazhimin problematik, por jo për efektin e lidhjes me ndikuesin (marrëdhëniet para–sociale). Studimi ynë paralajmëron dhe shpjegon angazhimin problematik për përdoruesit e mediave sociale.

Ne argumentojmë se përdoruesit e mediave sociale që tërhiqen nga ndikuesit, mund të lidhen lehtësisht dhe të angazhohen me tepri. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm, të kenë kujdes dhe të vetë-rregullojnë herë pas here sjelljen për të menaxhuar ndërveprimet e tyre me influencuesit.

Për shembull, gjithë–përfshirja e pjesëmarrjes – që i referohet arsyeve të ndjekjes dhe shkallës së pjesëmarrjes së ndjekësve (si shikimi, pëlqimi, komentimi, shpërndarja) mund të çojë në zhvillimin e lidhjes. Megjithatë, kjo mund të menaxhohet me vetëdije nga vetë ndjekësit.

Një mënyrë për ta bërë këtë, është duke përdorur funksionet dhe mjetet e telefonit si vendosja e kufijve ditorë kohorë në Instagram apo çaktivizimi i njoftimeve të aplikacionit. Po ashtu ndikuesit e mediave sociale duhet të jenë të vetëdijshëm për angazhimin problematik të ndjekësve të tyre.

Edhe pse mund të jetë në kontrast me qëllimin e tyre për të rritur angazhimin e ndjekësve, ata mund të fokusohen në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me ndjekësit e tyre. Për shembull, ndikuesit mund të flasin hapur për problemin e angazhimit problematik, dhe të tregojnë kujdes për mirëqenien psikologjike të ndjekësve të tyre.

Kjo do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e marrëdhënies, pasi studimet kanë treguar se përdoruesit e mediave sociale me sjellje problematike, kanë më shumë gjasa të ndalojnë pas një fare kohe përdorimin e platformave. / ”The Conversation” – Bota.al

Tags: influencuesetrrjetet sociale

TË LIDHURA

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

22:38 | 18/07/2026
Bota

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Bota

Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje

20:05 | 18/07/2026
Next Post

Roma shkruan historinë në Tiranë, fiton Conference League

Roma triumfon në "Air Albania Stadium", ja si uron Rama

Flakët shkrumbojnë autobusin, si shpëtuan punonjësit e fasonerisë







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com