Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Amerika me këta, si elefanti me miun

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lista e PD/ Çupi: Ka dështuar, është si fustani i një basme turke

Nga: Frrok Çupi

Më në fund këta u dorëzuan, u dorëzuan duke u zbrazur nga përbrenda vetes. Kjo ishte e gjitha, madje më shumë se ajo çfarë pritën njerëzit; njerëzit prisnin sikur Amerika ‘do t’i marrë për veshi e në burg’. Ilir Meta, president i Republikës, dëshmoi mbrëmë në konferencën për mediat se ‘u shfry’ e nxori gjithë pisllëkun sikur ta kishte shtypur putra e madhe…

Ja kështu ka ndodhur me këta: Amerika luajti si elefanti me miun dhe këta ja ku janë. Në një të folme të përditshme thuhet ‘si macja me miun’ por në rastin tonë këtë sugjestion e kishin Meta, Berisha &Co, këta e kishin mendjen sikur Amerika do të ishte ‘e vogël sa një mace’.

‘Loja’ më e fundit:

Yuri Kim, ambasadore e Shteteve të Bashkuara, dje përshëndeti nga Tropoja dhe deklaroi se ‘këtu në këto male ndihem në shtëpinë time’. Shtoi edhe se në Tropojë do të festojë Festën amerikane të Falënderimeve! Vetëm dy ditë para se dje, malësori tropojas Berishë, i shpallur ‘i papranueshëm’ nga Shtetet e Bashkuara, që nga një hotel në Tiranë kërcënoi fuqinë e madhe botërore se ‘do ta përzë, nuk do të shkelin më në shtëpinë time’. Si në lojën me ‘kuka- fshehtas’, ai tha drejtpërdrejt kështu: ‘Zonja ambasadore e Amerikës nuk do të lejohet të shkelë në zyrën time si kryeministër’.

Por Amerika është më e madhe se macja e përfytyrimit të Berishës. Zonja Kim zhvilloi të njëjtën simbolikë: U ngjit në malet ku është rritur Berisha dhe tha se ‘këtu ndihem si në shtëpi’. Vendlindja e Sali Berishës, natyrshëm është toka mikpritëse për aleatët perëndimorë, e sidomos për Shtetet e Bashkuara. Zonja Yuri Kim, e dërguar e qeverisë  amerikane, iu përgjigj edhe aleatëve të Sali Berishës, që tani, të fshehur pas maskës demokratike, janë grumbulluar rreth antiamerikanizmit. Këta janë ose në foltore, ose rreth saj, ose më larg e të maskuar. Por ambasadorja e Amerikës, me një ‘lëvizje gishti’, i zhbëri.

Më në fund kjo ishte më e thjeshta në sjelljet simbolike të diplomacisë amerikane për neutralizimin e zyrtarëve të lartë që kanë ushtruar dhunë dhe korrupsion mbi publikun shqiptar. Sot, zonja Yuri Kim tha se për zyrtarët e korruptuar ‘ky është vetëm fillimi’.

-Ky është vetëm fillimi!- tha Kim.

Ditën që do të paraqiten para Drejtësisë për krimet e kryera, këta do të peshojnë njëqind herë më pak se peshat që ngrinte Ilir Meta kur ishte në këtë lloj sporti; ose sa një pupël në krahasim kur ishin në pushtet. Atë ditë do të jenë zbrazur nga hija e shpatës së madhe që i imponuan popullit sa kohë ndodheshin në piramidën e shtetit.

Nuk bëhet më si në epokën e sovjetizmit, kur urdhëronte Stalini. Siç edhe shpresojnë njerëzit e lodhur nga krimi, se një ditë  Amerika ‘do t’i marrë këta për veshi e në burg’, kjo nuk funksionon. Këta dorëzohen vetë. Ilir Meta, president i Republikës, dëshmoi mbrëmë në konferencën për mediat se ‘u shfry’ dhe nxori gjithë pisllëkun sikur ta kishte shtypur putra e madhe…

Çfarë krimi nxori mbrëmë presidenti Meta?

Presidenti tha se vetë, me dashje, kishte kryer një krim kushtetues ndaj të drejtës së popullit për të votuar. Ai tha se dekretin për shtyrjen e datës ‘ia kishte kërkuar kryetari i PD, Basha’. Dhe Meta e shtyu. Do të thotë se presidenti i lëshon dekretet e bllokimit të shtetit sa herë ia kërkon një ‘klient’. Prokuroria, dje në mbrëmje, duhej të kishte trokitur në derën e Ilir Metës me pranga në duar, për një krim kushtetues të deklaruar në flagrancë. Por jo se këtë e bëri Amerika. Autorët e aktit vijnë në vendin e krimit, padyshim.

Amerika ka kryer vetëm një lëvizje të putrës ndaj ‘miut’. Vite e vite të tërë gjatë të cilëve zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar ‘i erdhën hakut’ popullit të tyre- aleat me Amerikën, aleati i madh bëri shfryrjen më të vogël të ‘kafshës’ bezdisëse. Këta as mund të vrisnin më njeri, as mund të urdhëronin zhdukje në masë, as mund të ushtronin korrupsionin e rëndësishëm- siç kishin bërë deri në atë moment. Amerika, në 19 maj 2021, i hoqi valvulën Berishës- ish president e ish kryeministër, i fiksuar me vjedhjen, korrupsionin e krimin kundër demokracisë dhe individit. Në 9 shtator PD e përjashtoi nga Parlamenti… Pritet që të thërriten nga Drejtësia pjesëtarët e familjes së tij… Shikojeni tani në ç’derexhe është katandisur. Ka dalë rrugëve, mbledh milet pa dallim- pijanecë, të metë, rapsodë, të burgosur, hajdutë.., ça të jenë; dhe bën ushtri ‘demokratikase’ anti- amerikane. Shpif, sajon, gënjen, bën grimasat e idiotit, thotë budallallëqe…., aq sa tani të vjen keq për të. Edhe sikur të vijnë një ditë ata të Prokurorisë, nëse vijnë për këtë e jo familjen, ti dhe unë do të pëshpëritnim: ‘po lëre dreqin, a s’e shikoni ku është katandisur!’.

Këta shfryhen para se elefanti të vërë putrën e tij; madje as është më e nevojshme.

Tags: Frrok Çupiilir metaSHBA

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet

Në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet

Devijohet trafiku në Tiranë gjatë dy ditëve, ARRSH: Oraret dhe rrugët

Devijohet trafiku në Tiranë gjatë dy ditëve, ARRSH: Oraret dhe rrugët

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Vizë amerikane/ Garanci 15 mijë $ dhe 12 shtete të reja në listë nga Trump
Bota

Vizë amerikane/ Garanci 15 mijë $ dhe 12 shtete të reja në listë nga Trump

by mirseda
18:03 | 18/03/2026
0

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur një masë të re që detyron qytetarët e disa...

Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, ndërron jetë një person

Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, ndërron jetë një person

17:55 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

17:22 | 18/03/2026
24-vjeçar zv.drejtor në Portin e Durrësit; PS mbron Ballukun, ironi: “82 kukulla” kundër gjyqësorit

24-vjeçar zv.drejtor në Portin e Durrësit; PS mbron Ballukun, ironi: “82 kukulla” kundër gjyqësorit

17:05 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com