Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Amerika filloi goditjen me fakte, prisni rrufenë e dytë për Berishën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Spartak Ngjela

Ne Shqipëri tani…

Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë.

Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi.

Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar.

Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion.

l.

Sepse, siç e shprehëm më lart, dje u shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta.

Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë.

Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës.

Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha.

Gjithçka duket e kopsitur, se dhe fakti i spiunisë Meta kuptohej se ishte kërkim profesional i nivelit të lartë.

Kurse këta mjeranë po paguajnë këtu papagallë mediatikë që t’i mbrojnë. Dhe papagallët mediatikë dje u bënë mëse qesharakë. Se, siç duket, papagallët ende nuk e besojnë që gjigandi i kësaj kohe proshqiptare është në intensitetin e lartë të goditjes faktike, i cili kuptohet se po vjen nga Uashingtoni, dhe as nga Nikolla në parlament, e as nga Rama në Kryeministri.

Po korrupsioni i lartë politik në Shqipëri e di këtë fakt? E di, sigurisht që e di, por nuk ka kurajë që ta thotë botërisht, dhe po ha veten me dhëmbë.

ll.

Me këtë që po ndodh me këtë lloj denoncimi të ri, po të bëhet proces, shqiptarët do ndjejnë optimizëm dhe gëzim, sepse dje pati gëzim kudo në Shqipëri për dokumentimin perfekt të spiunisë Meta.

Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerë në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë.

Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar.

Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim i ka detyruar shqiptarët të jetojnë në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre.

Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni..

 

Tags: BerishaMetaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Screenshot
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari merr pjesë në ndarjen e dekoratave “Fisnikëria Tiranase”

15:41 | 04/10/2026
Analizë

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet e gurta te plazhet e kristalta

14:26 | 01/10/2026
Analizë

“Politico”: Shqipëria në grupin e katër vendeve që BE synon t’u përshpejtojë rrugën e anëtarësimit

09:15 | 29/09/2026
Next Post

Kremtimi i 100 viteve të marrëdhënies Shqipëri-SHBA/Rama: Në vendin tonë s'ka një forcë anti amerikane

“Kam një pako për ty, por është pak me rrezik”, zbardhet dëshmia e personit të arrestuar me ish- efektivin e RENEA-s

“Shqipëria në drejtim të gabuar”, Meta: Koha për të përveshur mëngët







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com