pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobetmatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Amerika “bashkon” Kosovën dhe Serbinë me linjë ajrore e hekurudha

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Pas dakordimit që në mes të Kosovë e Serbisë të ketë një linjë ajrore, emisari amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë marrëveshje edhe për hekurudhat. Gjatë takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq,  i dërguar special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja për hekurudhat është arritur në parim. Ai ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet ta heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë me përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke tentuar që më çdo kusht të arrihet një “paqe” mes Kosovës dhe Serbisë.

Përpjekjet më të mëdha që Kosova dhe Serbia të nisin bashkëpunimin ekonomik i ka bërë tash e dy ditë, i dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Pas dakordimit që në mes të Kosovë e Serbisë të ketë një linjë ajrore, emisari amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë marrëveshje edhe për hekurudhat.

Ambasadori Grenell ka shpjeguar se marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd është arritur në parim, dhe se tani mbetet puna e dakordimit të detajeve, dhe kjo do të nis prej të hënës, në Berlin, në nivel ekspertësh.

Ai i ka thënë pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ky është një tjetër hap i rëndësishëm pozitiv, ndërsa ka thënë se pret që konkludimi dhe zbatimi i të dy marrëveshjeve të bëhet sa më parë që të jetë e mundur, por nuk ka dashur të jap data apo afate.

“Pajtimin e palës kosovare e kam marrë gjatë takimeve në Prishtinë, por se lajmin nuk kam mundur ta bëjë publik pa e marrë edhe pajtimin e palës serbe në Beograd, dhe kjo është arsyeja pse lajmi u bë i ditur sot, nga Beogradi”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet ta heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë me përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Nëse s`ka marrëveshje Kosovë-Serbi, Amerika tërhiqet”

I dërguari i Amerikës për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk ulen dhe të arrijnë një zgjidhje të arsyeshme, SHBA do të tërhiqet.

“Unë mendoj se kemi ecur përpara dhe duam të qëndrojmë kështu”, tha ai duke iu referuar marrëveshjes finale mes të dyja vendeve.

“Palët do të më tregojnë se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë përpiqem të përqendrohem në një të ardhme më të mirë për  njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kapërcyer atë që të gjithë e shohin si konflikt. Nëse të dyja palët nuk lëvizin dhe arrijnë marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Grenell përsëriti edhe në Beograd deklaratat e djeshme që i bëri në Prishtinë për heqjen e taksës ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Në takim me, Richard Grenell, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nga taksa e vendosur nga Kosova, shteti i tij deri tashti ka pësuar humbje prej 435 milionë euro.

“Më shumë se 1 milion euro në baza ditore”, ka shkoqitur shifrat e humbjeve Vuçiq në një konferencë për media bashkë me Grenellin.

“Kompanitë tona ushqimore janë dëbuar nga tregu Kosovar”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

Kurse, pak minuta më parë Grenell ka folur përsëri pas takimit që sot kishte në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq si dhe pas takimeve të mëhershme të zhvilluara në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se tani ka lajme të mira nga Kosova dhe Serbia. Siç ka potencuar ai, diplomacia e presidentit Trump është duke punuar fuqishëm në këtë drejtim.

“Më shumë lajme të mira nga Serbia dhe Kosova. Diplomacia e Trumpit është duke punuar”, ka shkruar Grenell.

Dy ditë më parë kompania ajrore Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.

Kjo është bërë në një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, është shprehur se kjo letër është një hap tjetër përpara në angazhimin e institucioneve të Kosovës për normalizim të plotë të hapësirës ajrore në Kosovë./Fatos Shala për Monitor.al/.

Tags: AmerikabashkonHekurudhaKosovënlinjë ajroreSerbinë

TË LIDHURA

Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Rajoni

Deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e Paunoviç: Deklarata, skandaloze dhe e papranueshme

18:19 | 14/07/2026
Next Post

“Ekzekutoi rojen me kaçavidë në sy”/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali

Mbyllet përfundimisht sot çështja CEZ, nuk u gjetën elementë të veprës penale

“Shqiptarët mashtrues”, Rama reagon ashpër ndaj deklaratave të gazetarit gjerman







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com