Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që të pushojë çështjen CEZ.
Gjykatësi, Lazër Sallaku pranoi kërkesën e prokurorisë, pasi hetimet gati 3-vjeçare nuk dhanë rezultat, teksa nuk u gjetën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur. Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga cekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë.
Në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.