Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar në zyrën e Ramës në Kryeministri, në një kohë kur tensionet janë shtuar pas shembjes së Teatrit.
Ende nuk ka informacione se për çfarë do të diskutojnë dy palët, ndërsa situata paraqitet e agravuar me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Një ditë pas protestës, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Disa ditë më parë, Bashës dhe Kryemadhit iu hoq patenta dhe u gjobitën për thyerje të rregullave për masat ndaj koronavirusit.