Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

SHBA-të mesazh magjistratëve të rinj: Mbani sytë hapur!

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-të mesazh magjistratëve të rinj: Mbani sytë hapur!

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones theksoi se SHBA do të mbështesë pa kursim rrugën e Shqipërisë drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

“Amerika mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vetëm disa vite më parë, një grup zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve, ku u përpoqën të japin leksionet e tyre mbi sistemin e drejtësisë në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Afrikën. Ju mund të jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj dhe mund të keni zgjidhjen e duhur, për t’i dhënë progres reformës në drejtësi. Duhet t’i mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit. Jeni vigjilentë ndaj tyre”, tha ajo.

Po ashtu, në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, i cili ka dhënë një mesazh për magjistratët e rinj, të cilët në të ardhmen do të ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e drejtësisë shqiptare.

“Nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar. Gjykatësit janë si doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën, në rrugën e drejtësisë. Ju duhet të jeni krenarë sot, por nuk duhet të harroni përgjegjësinë që ju pret nesër. Është një përgjegjësi shumë e madhe, që keni mbi shpatulla”, tha Soreca.

Ndërkohë, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku iu bëri thirrje të rinjve se sfida të mëdha i presin.

“Keni përfituar njohuri e eksperiencë të bollshme e këto ju bëjnë të ndiheni të fuqishëm e të përgjegjshëm. Latinet thoshin se “dija është fuqi”. E vërtetë por deri në një farë mase. E vertete nëse veproni në mënyrën e duhur në të drejtën. Le te kthehemi te sfidat. Shumë shpejt do e kuptoni perse e kam fjalën e do ndesheni me to.

Sistemi i drejtesise është në reformim të thellë, edhe veshtiresite jane shumë të mëdha”, u shpreh Marku.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se magjistratët e rinj kanë në dorë “shpatën dhe çekiçin”, me të cilët mund t’i japin një perspektivë evropiane drejtësisë shqiptare. Me mbështetjen e qeverisë u bë e mundur godina e re e Magjistraturës.

“Sistemi i ri i drejtësisë i jep vend të veçantë integritetit dhe etikës së magjistratit, që për herë të parë është një etikë kushtetuese. Formimi akademik është një aspekt shumë i rëndësishëm. Integriteti i magjistratit është ai që do bëjë ndryshimin rrënjësor, në pasjen e një sistemi të pakorruptuar, të paanshëm.

Duhet të punojmë të gjithë që ky element të jetë i ngulitur në mendjen e çdo magjistrati. Ju do shërbeni në një sistem të ri, që do iu garantojë mbështetje institucionale dhe mundësi më të mirë financiare, duke u bazuar vetëm tek aftësitë profesionale. Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni më mirë këtë pushtet që iu është dhënë. Ju keni fatin historik që të bëni që drejtësia në Shqipëri të përjetojë një kthesë të madhe”, deklaroi ministrja.

Tags: Arta MarkuBashkimit EvropianEtilda GjonajLuigi Soreca

TË LIDHURA

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake
Aktualitet

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur
Aktualitet

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Next Post
Ambasadori i OSBE apel magjistratëve të rinj: Të luftojmë defektet e sistemit aktual

Ambasadori i OSBE apel magjistratëve të rinj: Të luftojmë defektet e sistemit aktual

Albin Kurti nuk bëhet dot kryeministër nëse …

Albin Kurti nuk bëhet dot kryeministër nëse …

Kadri Veseli turpëroi Tiranën

Kadri Veseli turpëroi Tiranën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

by mirseda
12:02 | 11/02/2026
0

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11:03 | 11/02/2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com