Presidenti i Ukrainës ka shprehur frikën, për mundësinë e një pushtimi rus. Udhëheqësi ukrainas tha se kishte dëgjuar raportet e SHBA-së, se Rusia mund ta pushtonte të mërkurën. Departamenti i Shtetit, ka ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij, duke marrë shkas nga situata e rënduar në Ukrainë.
Njoftohet zyrtarisht se Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë thuhet se Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë.
Njoftimi
Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij. Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. “Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken duke klikuar më poshtë.