Pjesa e parë e ditës do të sjelli alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat do të jenë të fokusuara në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditë parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në vendin tonë, ku në zonat malore pritet të zhvillohen herë pas here duke sjellë reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.