Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Aliaj “shpërthen” ndaj shqiptarëve: Patriotë injorantë, s’ka arsye pse t’i urrejmë grekët!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Aliaj “shpërthen” ndaj shqiptarëve: Patriotë injorantë, s’ka arsye pse t’i urrejmë grekët!

“Po i jepet rëndësi më shumë seç duhet”, kështu e cilëson Robert Aliaj ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat, kur RENEA qëlloi për vdekje Kostandions Kacifas. Në një intervistë ekskluzive për Tirana Today, artisti e quan ngjarjen një provokim.

“Unë besoj që ishte një provokim, i bërë nga njerëz ekstremist. Është një situatë shumë e amplifikuar, më tepër është zhurmë. Nuk është aspak e nevojshme, pa asnjë vlerë. Ata i japin vlerë vetes duke na provokuar neve, ndërkohë ne i japim rëndësi anasjelltas. Sigurisht që është një jetë humane, që të vjen keq.

Mirëpo, këto janë rregullat e lojës. Ai pati një kallash në shtëpi dhe kjo është më e çuditshme. Një njeri që është me probleme psikologjike a është në depresion dhe mund të kuptohet. Por, dikush që ka armë, dihet që shkon me qëllim për të vrarë.”

Racizmin e nxit politika

Pas protestës me thirrje të forta urrejtje nga një grup ekstremistësh grekë, Aliaj thotë se nuk duhet të merren për bazë, pasi grekët janë një popull i mirë.

“Unë nuk besoj në thirrjet nacionaliste as shqiptare e as ato greke. Unë nuk mund të jem anti-grek pavarësisht se disa herë i ironizoj në televizione. Por, ne grekët nuk kemi arsye t’i urrejmë. Ai është një popull shumë i mirë. Kurse shqiptarët komportohen keq dhe orientohen gabim. Disa herë dhe unë e pranoj që jam pak agresiv, por kam vënë re që nuk funksionon ndryshe, nuk marrin vesh. I kemi bërë njerëzit pa mendime.

Ne nuk na shajnë grekët, na shan një grek. Por, ato nuk janë gjithë Greqia. Është si të dalë një shqiptar psikopat e idiot dhe shan grekët. Unë kam jetuar në Greqi dhe kam kaluar jashtëzakonisht mirë. Kam kujtime dhe miq shumë të mirë. Mirëpo, sigurisht që ka racizëm, sepse është politika e tillë që përgatit këtë lloj zullumi.”

Shqiponja në hyrje të Tiranës, tradhti ndaj atdheut

Sipas Aliajt, shqiptarët të cilët indinjohen në situata të tilla, nuk janë patriotë. Përkundrazi ne vuajmë nga një patriotizëm artificial.

“Patrioti shqiptar është nacionalisti. Patriotë shqiptarë janë ata që kanë shqiponjën e deformuar në kuptimin moral. Jo atë shqiponjë që bëra unë, sepse ajo që bëra unë është realiteti.

Patriotizmi i shtirur është ajo shqiponja e salduar me metal që pengon gjithë botën të qarkullojë e të hyjë në Tiranë. Ajo është tradhti ndaj atdheut, që në një autostradë të vendosësh një shqiponjë se e duan UFO-t.

Ajo ka për qëllim vetëm të shkatërroj imazhin e ikonës që kemi neve për simbolin kombëtar. Sepse duke e pasur atë aq të shëmtuar çdo mëngjes, ti fillon e urren. Shqiptarët janë patriotë injorantë. Një patriot është ai që punon mirë dhe zbaton ligjin. Ndërkohë, tek ne patriotë janë këta që po e ndotin Shqipërinë.” TIRANA TODAY

Tags: atdheuGreqiamarrdhënietpatriotëRobert Aliajshqiperia

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Përballja Juventus-Milan dhe apeli i bujshëm pas ekzekutimit të gazetarit Khashoggi

Përballja Juventus-Milan dhe apeli i bujshëm pas ekzekutimit të gazetarit Khashoggi

Qyteti i Ballshit dhe fshatrat përreth pa energji elektrike, shkak moti i keq

Qyteti i Ballshit dhe fshatrat përreth pa energji elektrike, shkak moti i keq

Wanda Nara ‘çmendet’ në studio: Fute dreqin… (Video)

Wanda Nara ‘çmendet’ në studio: Fute dreqin... (Video)







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com