Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin: Rama s’mund të shkatërrojë përjetësisht Tiranën

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin: Rama s’mund të shkatërrojë përjetësisht Tiranën

Në një deklaratë zyrtare për mediat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama në Kongresin e PS-së për punime në kryeqytet, në kuadër të modernizimit të tij, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen tek çështja e Teatrit Kombëtar dhe krijimit të një teatri të ri.

Sipas Aleancës për Teatrin Kombëtar, kryeministri Rama jo vetëm arriti një nivel të ri urrejtje ndaj trashëgimisë kulturore, por kërkon të përfitojë sa më shumë truall të vlefshëm duke krijuar edhe kaos urban.

“Zoti Rama thjesht kërkon të përfitojë sa më shumë truall të vlefshëm për ndërtuesit pranë tij, mundësisht në zonat qendrore të qytetit. Për pasurimin e tyre, e për rrjedhojë të vetes, ai nuk ndalet përballë asgjëje. Nuk e ka problem të shkatërrojë çdo lloj godine historike, të krijojë një kaos të frikshëm urban, të shkaktojë humbje të pasurive publike, apo të grabisë truall duke thyer edhe ligjet dhe Kushtetutën e vendit.”

Ndërkohë, u bëjnë thirrje gjithë qytetarëve, mediave, opozitës, dhe përdoruesve të çdo godine të rrezikuar të japin kontributin e tyre për të ndaluar atë që ata e kanë cilësuar një “genocid urban që po rrezikon të ardhmen e këtij qyteti”.

Deklarata e Plotë:

Sot Kryeministri Edi Rama arriti një nivel të ri urrejtje ndaj trashëgimisë, artit dhe kulturës së Tiranës dhe Shqipërisë. Në fjalimin e mitingut, një spektakël që shqiptarëve u ka kushtuar më shumë se gjysmë milion euro, ai kërcënoi se do të shembte jo vetëm Teatrin Kombëtar, por edhe Bibliotekën Kombëtare, Muzeun Kombëtar, si dhe Teatrin e Kukullave e njohur edhe si godina e parlamentit të parë shqiptar.

Si gjithmonë, këto plane ishin të veshura me gënjeshtrën e përhershme për “modernizimin” e qytetit, por kjo nuk është e vërtetë. Zotit Rama nuk i intereson aspak “modernizimi” i qytetit – ka mbi 20 vjet që vonon e pengon zgjerimin normal të Tiranës në pjesën veriore, ku mund dhe duhet të ishin ndërtuar me kohë godina të reja publike! Ka mbi 20 vjet që flet për një qytet të ri policentrik, e ndërkohë vazhdon të betonizojë çdo skutë të mbetur të qytetit ekzistues.

Siç e dimë mirë nga rasti i Teatrit Kombëtar, zoti Rama thjesht kërkon të përfitojë sa më shumë truall të vlefshëm për ndërtuesit pranë tij, mundësisht në zonat qendrore të qytetit. Për pasurimin e tyre, e për rrjedhojë të vetes, ai nuk ndalet përballë asgjëje. Nuk e ka problem të shkatërrojë çdo lloj godine historike, të krijojë një kaos të frikshëm urban, të shkaktojë humbje të pasurive publike, apo të grabisë truall duke thyer edhe ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është e bindur që ai nuk do guxojë të ndërmarrë asnjë hap kundra Teatrit ashtu siç nuk ka guxuar deri më sot. Jemi të bindur pasi e kemi të qartë që e drejta është nga ana jonë. Por ne nuk mund të mbrojmë çdo truall dhe godinë të qytetit. Për këtë duhet ndihma dhe kontributi i të gjithëve, qytetarëve, mediave, opozitës, dhe përdoruesve të çdo godine të rrezikuar. Të gjithë së bashku mund dhe duhet ta ndalojmë këtë genocid urban që po rrezikon të ardhmen e këtij qyteti.

Edi Rama dhe servilët e tij politik do zhduken një ditë nga pushteti, dhe gjasat janë që kjo ditë të jetë shumë më e shpejtë seç e mendon ai. Por deri sa kjo të ndodhë, deri sa të zhduket njëherë e mirë nga karrigia ku po torturon shqiptarët në mënyrë të përditshme, duhet të sigurohemi që dëmi që po lë pas mund të korrigjohet ende. Në shumë fusha të jetës, ligjet dhe vendimet e marra prej tij do të rrëzohen. Por grabitjet e truallit dhe betonizimet do të jenë operacione të vështira dhe të kushtueshme për tu riparuar.
Për këtë arsye, qytetarë të Tiranës, ju kërkojmë të jeni ju sot mbrojtësit e të ardhmes së këtij qyteti. Reagoni për veten dhe familjet tuaja. Opozita duhet të deklarojë qartë dhe haptazi se çdo ndërtues që i afrohet këtyre godinave do mbartë koston për restaurimin e tyre në të ardhmen në gjendjen fillestare dhe se asnjë tjetërsim trualli nuk do të njihet!

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet të jetë njeriu që e shkatërroi përjetësisht Tiranën!

 

Tags: Aleanca për TKbetonizuarramaTirana

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
Ja kush do ta zëvendësojë Kejvinën në “Xing me Ermalin” (Emri+Foto)

Ja kush do ta zëvendësojë Kejvinën në “Xing me Ermalin” (Emri+Foto)

Nuk dorëzohen/ Opozita thërret sërish protestë kombëtare

Nuk dorëzohen/ Opozita thërret sërish protestë kombëtare

Sfidoi opozitën, Berisha shpërthen ndaj Ramës: Ta shporrim kalbësirën

Sfidoi opozitën, Berisha shpërthen ndaj Ramës: Ta shporrim kalbësirën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com