Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Aleanca e PD-së bën lëvizjen e radhës, kërkesë Metës: Shpall zgjedhjet e parakohshme

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aleanca e PD-së bën lëvizjen e radhës, kërkesë Metës: Shpall zgjedhjet e parakohshme

Aleanca Qytetare e PD në Berat për Mbrojtjen e Demokracisë i bën thirrje presidentit Meta që të shpallë zgjedhje të parakohshme, në mënyrë për të tejkaluar situatën e pazakontë në të cilën ndodhet vendi.

Përmes një deklarate, ata i drejtohen edhe administratës zgjedhore, forcave të rendit dhe sigurisë që të parandalojnë këtë proces zgjedhor. Po ashtu, i bëjnë apel edhe qytetarëve të Beratit dhe jo vetëm, që të mos bëhen pjesës e kësaj “farse elektorale”.

Deklarata e plotë

Ne, qytetarët e Beratit, të bashkuar në një Aleancë për Mbrojtjen e Demokracisë dhe vlerave të saj,

Me dëshirën dhe qëllimin madhor për t`i shërbyer Shqipërisë dhe interesave të saj;

Të shqetësuar për konfliktin social dhe politik në vend, konflikt i cili po precipiton me pasoja të rënda për të ardhmen e Shqipërisë, shqipëtarëve dhe integrimin evropian të tyre si aspiratë madhore e popullit shqiptar në shekuj,

Duke patur parasysh rrethanat e sotme, kur:

– Vendi drejtohet nga një maxhorancë politike e cila është faktuar se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes dhe manipulimit të votës si dhe përdorimit të eksponentëve të krimit të organizuar;

– Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputetë, duke mos përfaqësuar kështu numerikisht elektoratin;

– Sistemi i drejtesisë është tërësisht i paralizuar, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, ndërsa organet e tjera të këtij sistemi kontrollohen politikisht nga maxhoranca;

– Korrupsioni galopant që po gërryen ekonominë dhe të ardhmen tonë është faktuar të ketë mbështetje të hapur qeveritare;

– Opozita ka braktisur përfundimisht Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë protëste përsa më sipër;

-Maxhoranca, për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist, tenton të shkojë e vetme në zgjedhje moniste, pa asnjë alternativë, duke kontrolluar kështu efektivisht të gjithë pushtetin vendor dhe qendror në Shqipëri;

-Dekreti i Presidentit i ka anuluar këto zgjedhje pikërisht për dëmin e pallogaritshëm që do t`i shkaktojë vëndit;

I bën thirrje:

– Presidentit te Republikës

Të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet përgjithshme parlamentare, të parakohshme, të drejta dhe të ndershme, si i vetmi instrument politik që i jep zgjidhje kësaj situate të paprecedentë!

– Administratës Publike dhe Zgjedhore, Forcave te Rendit dhe të Sigurisë

Të vendosin Shqipërinë përpara partisë, duke mos u bërë pjesë dhe mbështetje e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit;

– Qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë

Të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhën pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit, të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe jopolike në interes të vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Tags: Alenca e PDberatilir metazgjedhje te parakohshme

TË LIDHURA

Kavajë/ 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me policinë, efektivët hapin zjarr
Aktualitet

Kavajë/ 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me policinë, efektivët hapin zjarr

21:04 | 25/02/2026
Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kontroll edhe për familjarët
Politikë

Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kontroll edhe për familjarët

20:58 | 25/02/2026
Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!
Politikë

Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!

19:20 | 25/02/2026
Next Post
Ish-deputetja e LSI-së thirrje kryeministrit: Kujdesu për veten Edvin, të gënjejnë

Ish-deputetja e LSI-së thirrje kryeministrit: Kujdesu për veten Edvin, të gënjejnë

Olsi Bylyku hidhet në pishinë për të shpëtuar vajzën e Ardit Gjebreas, ja ç’ndodhi më pas

Olsi Bylyku hidhet në pishinë për të shpëtuar vajzën e Ardit Gjebreas, ja ç'ndodhi më pas

Bardh Spahiu u arrestua ‘live’/ Acarohet Basha: Nuk do të ndalemi derisa ta shporrim

Rama paditi gazetarin, Basha: Avokati merr 13 € në minutë, klientët e tij janë multimilionerë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Kavajë/ 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me policinë, efektivët hapin zjarr
Aktualitet

Kavajë/ 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me policinë, efektivët hapin zjarr

by mirseda
21:04 | 25/02/2026
0

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, ku një 38-vjeçar që ishte me masë sigurie...

Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kontroll edhe për familjarët

Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kontroll edhe për familjarët

20:58 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Islanda drejt BE-së? Paralajmëron referendum për hapjen e negociatave

Islanda drejt BE-së? Paralajmëron referendum për hapjen e negociatave

19:44 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com