Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re e drejtuar nga Albin Kurti, i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti dhe kabineti i tij janë votuar me 86 vota pro, pas prezantimit të programit për qeverinë e re.
Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit, të dielën arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura 4 muaj më parë.
Në seancën për formimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës janë betuar 15 ministrat e qeverisë Kurti, bashkë me 33 zëvendësministrat. Qeveria në krye me Albin Kurtin u votua nga 86 vota pro dhe 10 abstenime.
Ndërkohë deputetët e partive në opozitë, PDK dhe AAK u larguan nga salla e Kuvendit pak minuta para nisjes së votimit.
Më herët, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Kurti prezantoi edhe programin e qeverisë së tij, po ashtu shpalli dhe emrat e kabinetit të tij qeverisës.