Me anë të një statusi, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se do të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, e aplikuar që prej fundit të vitit 2018 nga kryeministri Haradinaj. Ai ka bërë me dije se kjo taksë do të zëvendësohet me një masë tjetër.
Për më tepër, ai ka sqaruar se taksa do të hiqet sapo të vendoset raporti i reciprocitetit.
Postimi i plotë:
“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.
Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%.
Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kurti.