Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka refuzuar për herë të tretë takimin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.
Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook është publikuar letra që Kurti i ka nisur sot Thaçit.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00”, ka shkruar Kurti.
Megjithatë, i pari i LVV i ka propozuar Thaçit që të takohen më datën 6 janar në një orë të përshtatshme për Presidentin e Kosovës.
Kujtojmë që sot për herë të tretë, Thaçi i ka nisur ftesë për takim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për qeverinë e re.