Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Nga: Ben Andoni

Edhe pse nuk është mbushur gjysma e muajit, kur ai është ulur në poltronin e kryeministrit kosovar, duket se skakiera ndërkombëtare e ka ende të vështirë ta njohë tagrin e tij. Por më keq akoma, mjedisi politik kosovar po bën çmos t’ia vështirësojë punën. Përkundrejt hapave të kujdesshëm të orëve të fillimit, përpjekjes jo të lehtë për të formatuar Ekzekutivin e tij, Kurti po ndjehet i braktisur dhe me ndjesinë e shkopinjve në rrota që po ia vendosin të gjithë. Është e vërtetë që në këtë moment serbët mund të qeshin disi të liruar me insistimin amerikan të nënshkrimit të marrëveshjeve, pasi vitin e shkuar, presidenti Vuçiç erdhi kokulur nga Washington-i sa i përket asaj që e pret në të ardhmen e afërt me Kosovën.

Të mjafton vetëm kjo matricë, ku është futur dialogu dhe nguti amerikan për ta përmbyllur me çdo kusht të kuptosh sesi duhet të sillesh.

Kosova, Serbia dhe Shqipëria, pak më larg tyre, e kanë të vështirë me atë shkallë integriteti, që t’i bëjnë karshillëk SHBA-së. Ca më shumë ti shesim parime. Nëse SHBA-së i duhet diçka me çfarë duket edhe kjo marrëveshje e normalizimit Kosovë-Serbi, ata do ta arrijnë me çdo lloj kushti. Nuk ka rëndësi përmbajtja apo firma e personazhit cili do e realizojë. Përfundimi duhet të jetë ashtu si e mendojnë ata. Pikë.

Albin Kurti, një politikan ende i ri, në pozicionin de jure të kryeministrit së Kosovës po sillet ende sikur është në opozitë. E çuditshme për të mos thënë cinike, që nuk gjendet gjuha me presidentin e vendit, Thaçi, që nga ana e tij, duket se ndjek çdo instruksion amerikan qoftë apo jo konform asaj që u duhet parimeve. Këtë e ka kuptuar para të gjithëve në Kosovë dhe me këtë shpjegohet dhe jetëgjatësia politike e paprekur e presidentit aktual. Dhe epilogu i Munihut ishte i dhimbshëm, kur kryeministri Kosovar i vetëm heshti deri në mbrëmje, kurse publikisht i kundërshtoi përmes një postimi në Facebook dhe shumë kujdesshëm, ndërkohë që zyrtarët e tij të njohur dhe të panjohur takoheshin me amerikanët dhe firmosnin!!!

“… në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”.

E, ndërsa përfaqësuesit e lartë amerikanë nuk i kushtuan dhe një takim kortezie, zëvendësi i tij Abdulla Hoti, pati mundësinë të takohej dhe të shprehte besimin dhe ta siguronte zv/Sekretarin Riker… “E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres. Si vend i ri, ne kemi nevojë për vëmendjen e plotë dhe ndihmën e ShBA-ve në këtë proces, si dhe ne në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai. A funksionon realisht dhe de jure kryeministri kosovar?!

…

Ndërkohë ministri serb i Tregtisë Ljajiç, i uli me këmbët në tokë bashkëatdhetarët e tij  kur ka deklaruar se edhe nëse Kosova heq taksën ndaj mallrave serbe por në të njëjtën kohë vendos masa reciprociteti, siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, kjo nënkuptonte heqje të një barriere por vendosje të tri të tjerave.

“Edhe nëse i heqin taksat, kthimi i prodhuesve tanë nuk do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Do të duhen ndoshta muaj. Vendin e tyre në treg e kanë zënë të tjerët. Greqia, Hungaria dhe Bullgaria e kanë rritur eksportin në Kosovë e Metohi për rreth 80 për qind, Sllovenia për 60 për qind, ndërsa Maqedonia (e Veriut) me rreth 50 për qind”, sqaroi ai për gazetën serbe “Politika”.

Që do të thotë se presioni serb, edhe me masat e premtuara, nuk është i kënaqur dhe lajm i keq për Kosovën është se tashmë dakordësimi është amerikan, veçse me atë kushtin që serbët bëjnë sikur e kanë harruar: ta njohin Kosovën pa asnjë kusht, fakt që nuk duket i largët. Me pak fjalë, Albin Kurti duhet të kthjellohet se e ka nisur udhën e tij, që ia pengojnë të gjithë me këto kushte, që janë të panegociueshme, paçka moralit dhe parimeve të tij, që mund të jenë shumë të mira në selinë e VV dhe për zgjedhje, por fatkeqësisht jo tashmë në odën kryeministrore. (Javanews)

 

Tags: Albin Kurtiben andonikosove

TË LIDHURA

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Next Post
Gruaja përzë nga shtëpia burrin: Nuk e dua, s’ma ha njeri shkopin (VIDEO)

Gruaja përzë nga shtëpia burrin: Nuk e dua, s’ma ha njeri shkopin (VIDEO)

Zbardhet letra/ Greva e naftëtarëve, Kryemadhi vihet në lëvizje

Zbardhet letra/ Greva e naftëtarëve, Kryemadhi vihet në lëvizje

Kinë/ Nis dezinfektimi i parave, futen në ‘karantinë’ (FOTO-VIDEO)

Kinë/ Nis dezinfektimi i parave, futen në ‘karantinë’ (FOTO-VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë
Aktualitet

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

by mirseda
23:03 | 15/05/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, do të presë samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që...

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

22:36 | 15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

22:29 | 15/05/2025
Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

22:27 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com