Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Albin Kurti nuk bëhet dot kryeministër nëse …

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti nuk bëhet dot kryeministër nëse …

Albin Kurti pas shumë vitesh në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, arriti që më në fund të fitojë një palë zgjedhje dhe partia e tij, të dalë parti e parë në Kosovë.

Por, Vetëvendosje ka fituar me një rezultat shumë të ngushtë dhe ka diku tek 5-6 mijë vota më shumë se LDK e Vjosa Osmanit, e cila ka arritur një rezultat spektakolar dhe e ka ringjallur partinë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për këtë arsye, Albin Kurti nuk mund ta krijojë dot i vetëm Qeverinë.

Ai tha se sot do të ftojë për bisedime LDK-në, me të cilën para zgjedhjeve nuk ranë dot dakord për të krijuar një koalicion parazgjedhor, për shkak se ndaheshin për emrin e kryeministrit: LDK këmbëngulte se kryeministre duhet të ishte Vjosa Osmani, ndërsa Vetëvendosje propozoi që kryeministri të zgjidhej nga partia që do të merrte më shumë vota.

Normalisht, tani pritet një koalicion Vetëvendosje-LDK për krijimin e Qeverisë, pasi këto parti kanë vite që kanë qenë afër me njëra-tjetrën.

Por, asgjë nuk është e sigurtë dhe Albin Kurti jo domosdoshmërisht mund të zgjidhet kryeministër, duke qenë se LDK mund të këmbëngulë si para zgjedhjeve, që kryeministre të jetë Vjosa Osmani.

Nëse Vetëvendosje refuzohet nga LDK, Albin Kurti mund t’i drejtohet PDK-së apo partisë së Ramush Haradinajt, lëvizje kjo që nuk do të kishte moral, për shkak të asaj që Vetëvendosje e ka bërë fushatën duke sulmuar pikërisht partitë e pushtetit për korrupsion dhe nepotizëm.

Në rastin që Kurti dështon të bëjë koalicion qeverisës, presidenti Hashim Thaçi mund të mandatojë partinë e dytë për të krijuar Qeverinë, që është LDK.

Dhe në këtë rast, nuk është çudi të kemi një koalicion të madh LDK-PDK me Vjosa Osmanin kryeministre.

Një koalicion që e kemi parë edhe më parë në Kosovë, por që do të ishte edhe më i mirëpritur nga ndërkombëtarët, për shkak se të dyja këto parti janë më luajale kur bëhet fjalë për bisedimet me Serbinë, ndryshe nga Albin Kurti, që në këtë pikë është i vështirë dhe paparashikueshëm.

Jo më kot Aleksandër Vuçiç deklaroi pas zgjedhjeve në Kosovë se nuk është i lumtur me fitoren e Albin Kurtit dhe se me të kryeministër, bisedimet do të jenë të vështira.

Megjithatë, loja sa ka filluar dhe tashmë pritet të zyrtarizohet njëherë rezultati i zgjedhjeve. Dhe vetëm më pas do të nisë “beteja” për krijimin e Qeverisë, e cila mund të sjellë surpriza dhe jo domosdoshmërisht, Albin Kurti do të bëhet kryeministër. /Tema

Tags: Albin KurtikryeministerQeveriaVjosa Osmani

TË LIDHURA

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

11:39 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’
Rajoni

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
Next Post
Kadri Veseli turpëroi Tiranën

Kadri Veseli turpëroi Tiranën

Gramoz Ruçi: Kuvendi dhe qeveria i detyrohen më shumë arsimit

Gramoz Ruçi: Kuvendi dhe qeveria i detyrohen më shumë arsimit

“Hajdari”/ Krimet e Rënda kërkojnë që dosja të shkojë në Gjykatën e Lartë

"Hajdari"/ Krimet e Rënda kërkojnë që dosja të shkojë në Gjykatën e Lartë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)
Aktualitet

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)

by mirseda
14:08 | 07/04/2026
0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seancat plenare deputetët e PD Flamur Noka dhe Elda Hoti për...

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

14:06 | 07/04/2026
Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

13:59 | 07/04/2026
Donald Trump mund të shtyjë sulmet ndaj infrastrukturës civile, raporti i Axios

Donald Trump mund të shtyjë sulmet ndaj infrastrukturës civile, raporti i Axios

13:49 | 07/04/2026
E rëndë në Vlorë! Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

E rëndë në Vlorë! Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

13:46 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com