Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Albin Kurti kryeministër, çdo skenar tjetër e çon vendin në…

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti kryeministër, çdo skenar tjetër e çon vendin në…

Nga Berat Buzhala

Sovrani bërtiti. Ishte një zë i ndrydhur që e kishte mbajtur brenda vetes tash e sa vite. Në momentin që të dy partitë kryesore opozitare, LVV dhe LDK, vendosën që të mos bënin tregti me PDK’në, por t’i rrekeshin punës në mënyrë të sinqertë, që ta portretonin njëra-tjetrën partnerë të ardhshme, atëherë edhe sovrani e tha fjalën e tij në një referendum të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ua dha LVV’së dhe LDK’së minimalisht 61 mandate deputetësh, respektivisht 31 dhe 30. Sovrani ishte i kujdesshëm edhe në këtë drejtim. I donte të dyja këto parti njëlloj, por LVV’në pakëz më shumë. E dinte sovrani se Kurti kishte më shumë konsistencë, kishte mrizuar gjatë në opozitë, kishte bërë burg kohë pas kohe. Me një fjalë kishte qenë në gulag për dy dekada.

Prandaj, si shpërblim për sakrificën dy dekadash ia dha një mandat të deputetit më shumë se sa rivalit direkt në garë LDK’së, për të cilën sovrani i kishte dilemat e tij. Për partitë e tjera, në këtë fazë nuk kemi as çfarë të themi. Nëse themi që e morën atë që e merituan, ka mundësi që nuk po e themi gjënë e duhur. Partia e tretë meritonte shumë më shumë se sa dënimin që e mori. Sido që të jetë, për këtë subjekt më e keqja ende nuk ka ardhur. Kur t’i shijojë PDK bankat e forta, të ftohta dhe të thata të opozitës, kur të fillojnë të largohen prej saj oligarkia, kur fillojnë financat të tëhollohen, ata do ta shohin se sa është e vështirë të fitohet vota me ide.

Por le të kthehemi tash te fituesit. Ata të cilët sovrani i mandatoi me një mandat plebishitar që ta udhëheqin vendin, duke mos ua pasur nevojën as një vote tjetër të askujt. Aq më pak të Listës Serbe. Ani pse minimalisht ngushtë LDK duhet ta dijë se zgjedhjet i ka fituar Albin Kurti. Pra, këto zgjedhje kanë fitues, e fituesi e ka një emër. Vendi i dytë duhet të sillet si vendi i dytë, kurse vendi i parë duhet të sillet me modestinë e një fituesi që respekton të tjerët, e posaçërisht ata me të cilët ai synon që ta qeverisë vendin, ndoshta jo vetëm në këtë mandat. Për të mos e zgjatur këtë stërhollim të panevojshëm, duke i pasur në mendje rregullat e shkruara dhe të pashkruara të demokracisë dhe parlamentarizmit, ajo që dihet dhe që do të duhej të dihej dhe thuhej prej të gjithëve është se sovrani e ka zgjedhur kryeministër Albin Kurtin. Lidhja Demokratike do të duhej të ishte subjekti i parë që do ta thoshte këtë gjë zëshëm dhe pa asnjë dyshim.

Nuk ka këtu POR, nuk ka këtu NËSE. Akrobacionet e ndyra politike, të natyrës se një koalicion i LDK’së me këtë parti, a me atë parti, plus me minoritetet, i bëjnë kaq e aq numra jo që nuk ofrojnë zgjidhje, por e rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve, kurse shoqërinë tonë e çojnë në drejtim të rrezikshëm. Është deklaratë e butë nëse thuhet se tentativat e tilla e destabilizojnë. Një tentativë e tillë, duke e joshur LDK’në me pozitën e pamerituar të kryeministrit janë ftesë për dhunë, për cenim të demokracisë. Këtu nuk e kam asnjë dyshim që Presidenti Thaçi do të mund të punonte për herë të parë vullnetarisht, jashtë orarit të punës dhe pa pagesë, për të eksperimentuar. Sigurisht që ka edhe brenda LDK’së të tillë, që siç thotë populli, e pinë duhanin tinëz, kurse Thaçi është i gatshëm të lëshojë muzikë të mirë për veshët e tyre.

Për të mos ardhur deri në këtë situatë, kur situatën politike do ta rrëmbente Presidenti Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta inkurajojë liderin e vet, fituesin e zgjedhjeve, që të vazhdojë të negociojë me LDK’në, respektivisht me Isa Mustafën si kryetar i këtij subjekti dhe Vjosa Osmanin mandatare për kryeministre, për të gjetur një zgjidhje të mirë për të dyja palët. Mundësia për të arritur një marrëveshje është enorme. Ka pozicione të mjaftueshme për t’u ndarë, duke e përfshirë këtu edhe atë të Hashim Thaçit. LVV dhe LDK duhet ta dinë një gjë, që çfarëdo marrëveshje që arrihet sot në mes tyre, do të jetë një marrëveshje që do të mund të zgjaste një dekadë, prandaj hidhërimet për gjëra banale, që sot do të mund të dukeshin të mëdha, janë të papranueshme. Shqiptarët e Kosovës ia kanë dhënë opozitës 61 mandate. Këto mandate ua kanë dhënë për t’u liruar nga pushteti i gjatë 12 vjeçar i PDK’së. Kushdo që mendon ndryshe është duke e tradhtuar këtë mandat dhe këtë votë. Këtë duhet ta dijë edhe Lutfi Haziri, edhe Agim Veliu, por edhe pjesa lepekeiste dhe uçekeiste e LVV’së, që për hir të së vërtetës do të ishin më të gatshëm që të qeverisin me Thaçin se sa me pinjollët e Ibrahim Rugovës. Dhe të tillë persona destruktivë në LVV ke sa të duash.

Tags: Albin Kurtidhunekryeministerskenar

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Lufta kundër informalitetit, Tatimet dhe AKEP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Lufta kundër informalitetit, Tatimet dhe AKEP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ndryshimi i Albin Kurtit ndër vite/ Nga protestat në rrugë, në kandidat për kryeministër (foto)

Ndryshimi i Albin Kurtit ndër vite/ Nga protestat në rrugë, në kandidat për kryeministër (foto)

Erdogan: Turqia pranon çdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës e Serbisë

Erdogan: Turqia pranon çdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës e Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com