Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

BE alarmohet nga propaganda ruse në Ballkan

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
BE alarmohet nga propaganda ruse në Ballkan

Disa zyrtarë të BE-së, shqetësohen se Brukseli nuk ka të krahasuar me Rusinë, kur është fjala për ndikimin në Ballkan. Në mesin e përpjekjeve të “aktorëve të jashtëm”, për të diskredituar Unionin, zyrtarët po fajësojnë Federica Mogherinin për përpjekje të pamjaftueshme kundër sjelljeve negative të Moskës

“Deutsche Welle”/Shefja e çështjeve të jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, gjendet nën një presion të madh, për të forcuar luftën kundër propagandës ruse në Evropë.

Ky presion po vjen si nga shtetet anëtare, ashtu edhe nga ekspertët e sigurisë dhe disa prej zyrtarëve më të lartë të BE-së, të cilët japin alarmin mbi përpjekjet e dyshuara të mediave ruse, hakerave rusë, si dhe inteligjencës dhe lobistëve rusë, për të diskredituar Perëndimin si ekspansionist – por që kohët e fundit është në fakt i dobët dhe i përçarë.

Akuza të shumta janë artikuluar kundër Rusisë, për mbështetjen e forcave populiste dhe separatiste në të gjitha vendet anëtare të BE, me qëllim minimin e unitetit evropian, si thelbin e ekzistencës së tij.

Një shembull i tillë, ndodhi në javët që pasuan shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, kur televizoni shtetëror rus “Russia Today”, deklaroi se parlamentet evropiane e kishin njohur pavarësinë e saj nga Spanja.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, qeveria ruse nuk kundërshton zyrtarisht aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë shtete anëtare të BE.

Në të njëjtën kohë, Moska vazhdon të promovojë lidhjet e veta politike, ekonomike dhe tradicionale me rajonin, duke e paraqitur si një aleate më të afërt sesa BE-ja.

Disa vëzhgues të BE-së, druhen se këto aktivitete përbëjnë një “Kalë Troje” rus, që mund të pengojë anëtarësimin në union të vendeve të rajonit.

Për të sfiduar fushatat e vazhdueshme dezinformuese ruse, dhe për të promovuar politikat e BE-së, Këshilli Evropian në vitin 2015 i dha Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) një mandat për të zhvilluar Task Forcën e Komunikimit Strategjik Evropian.

E njohur ndryshe si StratCom, kjo task-forcë përbëhet nga 20 njerëz të ndarë në tri njësi: StratCom i Lindjes, Jugut dhe – që nga shtatori – StratCom i Ballkanit Perëndimor.

E ngarkuar me detyrën e promovimit të vlerave të BE-së, dhe riafirmimin e angazhimit të saj ndaj Ballkanit Perëndimor, ekipi dëshiron “të rrisë përpjekjet e përgjithshme të komunikimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke synuar audiencat prioritare dhe duke adresuar perceptimet e gabuara, si dhe boshllëqet e informacionit”- tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

StratCom i Ballkanit Perëndimor, përbëhet aktualisht nga vetëm 2 persona. Ajo punon në “bashkëpunim të ngushtë” me ekipin StratCom e Lindjes prej 14 personash, e cila është e vetmja njësi e BE-së e ngarkuar me identifikimin, analizimin dhe rritjen e vetëdijes rreth dezinformimit pro-Kremlinit.

Në të kundërt, një nismë e ngjashme e Departamentit Amerikan të Shtetit, e quajtur Qendra e Angazhimeve Globale, përfshin 80 persona me një fond prej 60 milionë dollarësh.

Shumë njerëz në BE, po pyesin nëse përpjekjet e unionit për t’iu kundërvënë dhe për t’iu kundërpërgjigjur viteve të ndikimit shumë-nivelesh të Rusisë në pjesë të ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, janë mjaftueshëm serioze.

Serbia midis rusofilisë, dhe të ardhmes së saj në BE

Përgjatë shekujve, Rusia ka kërkuar një marrëdhënie të veçantë me komunitetet sllave dhe ortodokse në mbarë Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht, ky perceptim i “vëllazërisë slave” dhe “Nënës Rusi”, është thellësisht i rrënjosur në popullatën ortodokse, kryesisht në Serbi, e cila ka aktualisht statusin e kandidates për të hyrë në BE.

Rusofilia e serbëve, e kombinuar me interesat gjeopolitike ruse, të ndërtuara nëpërmjet kanaleve të ndryshme politike dhe atyre mediatike, sugjerojnë një arsye se përse gati një e treta e popullsisë serbe, do të zgjidhnin të ishin aleatë me Rusinë se sa me BE-në, sipas një sondazhi të kryer në korrikun e këtij viti.

Megjithatë, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, mbetet e bindur. “Unë nuk jam e shqetësuar për ndikimin apo praninë e ndonjë partneri tjetër që mund të kenë vendet në atë rajon. Kur BE-ja është atje, me gjithë fuqinë e saj, me gjithë praninë dhe koherencën e saj, atëherë s’ka asnjë partner tjetër që mund të ketë një ndikim më të fortë në rajon sesa BE”- tha Mogherini.

“Ne jemi një, jemi një familje, gjeografikisht dhe historikisht jemi të lidhur së bashku”- tha ajo.

Deklarata e saj, pasqyron politikën zyrtare të BE-së gjatë dy viteve të fundit, e cila kërkon një komunikim më të fortë dhe më transparent, në lidhje me atë që unioni ka bërë dhe po bën për rajonin, që ndodhet në rrugën e pranimit në Bashkimin Evropian.

Kjo “retorikë pozitive”, kërkohet jo vetëm nga zyrtarët e BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor, por edhe nga qeveritë pro-evropiane në shtetet e Ballkanit. Megjithatë, disa zyrtarë të BE-së, paralajmërojnë se kjo qasje nuk është një përgjigje e mjaftueshme evropiane, ndaj fushatës propagandistike ruse në oborrin e BE-së.

 Thirrjet për të kundërshtuar propagandën “e sofistikuar dhe intensive”

Në mesin e tetorit, ministrat e Punëve të Jashtme të 8 vendeve anëtare të BE-së, duke përfshirë Kroacinë, Republikën Çeke, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shprehën shqetësimin e tyre për “një përhapje më të sofistikuar dhe më të fortë se më parë” të dezinformimit, nëpërmjet një letre drejtuar Mogherinit.

Ata shkruanin se “aktorët e jashtëm”, po punonin “për të krijuar mosbesim dhe pakënaqësi me rendin demokratik, diskredituar BE-në dhe partnerët e saj, si dhe dobësuar unitetin evropian”. Ata kërkuan përforcimin e punës së Komunikimeve Strategjike të BE-së, duke përfshirë edhe njësinë StratCom të Ballkanit Perëndimor.

Për më tepër, rreth 65 ekspertë evropianë të sigurisë dhe parlamentarë nga 21 vende, nënshkruan një deklaratë që fajësonte haptazi zonjën Mogherini, për mosmarrjen e kundërmasave të përshtatshme, dhe mospërmendjen e Rusisë “si burimin kryesor të dezinformimit armiqësor” në Evropë.

Ata i bënë thirrje Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, për të trefishuar kapacitetin e StratCom, dhe për të siguruar fonde prej së paku 1 milion eurosh për hulumtime të veçanta.

Ministrat e BE-së, ranë dakord të hënën në Këshillin e Punëve të Jashtme, se Komunikimi Strategjik i BE-së, duhet të përforcohet me burime njerëzore dhe financiare, por nuk u miratua ndonjë masë konkrete. Burimet diplomatike në Bruksel, po thonë se disa shtete anëtare janë ende jo të bindura mbi nevojën e marrjes së një mase të tillë.

“Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë nga e gjithë BE-ja, se kërcënimi i veprimtarive propagandistike ruse është i rëndësishëm, dhe vepron kundër vendeve tona, ashtu si në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Siri.

Ne duhet ta pranojmë këtë kërcënim, të pranojmë se ekziston, dhe pastaj t’i kushtojmë burimet e duhura financiare dhe logjistike për të luftuar atë”- tha Witold Waszczykowski, ministri polak i Punëve të Jashtme pas takimit në Bruksel.

“Duket se disa vende e nënvlerësojnë kërcënimin rus, dhe dëshirojnë të përqendrohen në drejtime të tjera”- theksoi ai.

Ndërsa pret një vendim për rritjen e fondeve për Komunikimet Strategjike të BE-së, Polonia dhe disa vende të tjera anëtare, po përgatiten të kontribuojnë vetë në këtë proces, duke krijuar njësi kombëtare me zyrtarë dhe ekspertë të ngarkuar për të luftuar sulmet kibernetike, dhe aktivitetet propagandistike.

Ata planifikojnë të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë veprimet e tyre me Task-Forcën Stratcom të BE-së, në mënyrë që të sigurohet një fushë-lojë e barabartë kur bëhet fjalë për BE-në dhe Rusinë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: AlarmohetBallkanbepropagandaruseSerbia

TË LIDHURA

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale
Rajoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Next Post
Dy ditë pas protestës, Lu në zyrën e Bashës

Dy ditë pas protestës, Lu në zyrën e Bashës

Alarmi/Do vriten liderët e Ballkanit, Kosova i ngushton kufijtë Serbisë

Alarmi/Do vriten liderët e Ballkanit, Kosova i ngushton kufijtë Serbisë

“Kallashnikov” paraqet armë të re (Video)

"Kallashnikov" paraqet armë të re (Video)







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com