Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Alarm në QSUT/ Mjeku Vargu: Takimi selektiv, në radhë prisnin 70 pacientë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Alarm në QSUT/ Mjeku Vargu: Takimi selektiv,  në radhë prisnin 70 pacientë

Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, po kalon momente të vështira pasi 8 mjekë të këtij spitali, me anë të një memoje kanë bërë kërkesë për dorëheqje nga pozicionet e tyre.

Mjeku Petrit Vargu, ka qenë njëri prej mjekëve të parë që ka nënshkruar kërkesën e dorëheqjes, ndërkohë ka  folur në një intervistë për Pro Pacientit dhe gazetën Shëndet+, dhe ka theksuar se takimi me zv.ministren e Shëndetësisë ka qenë selektiv.

Ai nënvizoi se nuk ishte ftuar fare në mbledhjen 30 minutëshe të bërë më stafin e mjekëve të urgjencës së sëmundjeve të brendshme. Mjeku Vargu, nënvizoi se gjatë ditë së sotme, ka patur me dhjetëra raste, që prisnin të mjekoheshim, ndërsa në dhomat që janë të planifikuara për dy persona, gjatë ditës së sotme kanë qenë me 4-5 persona, pra sipas tij , kjo është një situatë  shumë e rëndë.

“Mjekët e kanë patur të pamundur për të dhënë ndihmë për të gjithë të sëmurët për shkak të fliksit të lartë të pacientëve, pasi edhe mjetet në dispozicion dhe hapësirat nuk mjafojnë për të kryer shërbimet sipas parametrave”-është shprehur ndër të tjera mjeku Vargu.

“Takimi me zv. ministren Rakacolli ishte selektiv. Pjesëmarrës nuk ishin ata që organizuan këtë protestë të mjekëve. Stafi që zhvilloi takimin u zgjodh nga drejtuesit. Unë nuk u ftova të jem pjesë e atij takimi. Po ashtu edhe një pjesë tjetër e atyre që kanë firmosur nuk ishin. Kjo është një mënyrë për të mbyllur këtë çështje. Natyrisht kjo do të shoqërohet edhe me masa tjera të përkohshme dhe kush del i humbur në këtë mes do të jenë pacientët”– thotë Vargu.

Shkrimi i plotë nga Pro Pacientit dhe gazeta Shëndet +:
Pas situatës së krijuar në QSUT, ku mjekët e urgjencës së sëmundjeve të brendshme paralajmëruan dorëheqjen, ka folur për Pro Pacientit dhe gazetën Shëndet +,  mjeku Petrit Vargu. Edhe pse është njëri prej mjekëve që nënshkruan dorëheqjen paraprake nga vendi i punës, Vargu pohon se nuk e kanë thirrur të jetë i pranishëm në takimin e zhvilluar me zv. ministren Mira Rakacolli.

“Takimi me zv. ministren Rakacolli ishte selektiv. Pjesëmarrës nuk ishin ata që organizuan këtë protestë të mjekëve. Stafi që zhvilloi takimin u zgjodh nga drejtuesit. Unë nuk u ftova të jem pjesë e atij takimi. Po ashtu edhe një pjesë tjetër e atyre që kanë firmosur nuk ishin. Kjo është një mënyrë për të mbyllur këtë çështje. Natyrisht kjo do të shoqërohet edhe me masa tjera të përkohshme dhe kush del i humbur në këtë mes do të jenë pacientët”, thotë Vargu.

Mjeku i urgjencës deklaron gjithashtu se gjatë ditës së sotme ka patur dhjetëra pacientë që nuk kanë marrë shërbim për shkak të fluksit. Ndërkohë sipas tij, në dhomat për 2 persona qëndronin 4 apo 5 pacientë.

“Flitet që sot ka patur 70 kartela të pacientëve të pashtruar në urgjencë, që prisnin në radhë dhe kjo ishte e padurueshme për mjekët në një kohë që nga dhoma dyshe, të gjitha dhomat e urgjencës janë bërë dhoma katërshe apo me 5 veta. Por edhe zgjidhja që do të japë ministria do të jetë e përkohshme dhe afatshkurtër”, shton mjeku Vargu.

Ndërkohë, pas takimit të zhvilluar me zv. ministren, zyra e shtypit pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shpërndarë edhe një reagim të shefit të urgjencës, Edmond Zaimit.

“Situata është e ngarkuar. Ka të sëmurë nga e gjithë Shqipëria dhe numri i kalon kapacitetet e shërbimit tonë. Në këto kushte i gjithë stafi i shërbimit të urgjencës ka nënshkruar një peticion për drejtorinë në mënyrë që të normalizohet gjendja. Problemi ka agravuar ditët e fundit, pasi kemi fluks të madh. Sa i përket dorëheqjes ne nuk kemi ikur në ’97. Vazhdojmë të jemi në punë, megjithëse ngarkesa është tejet e madhe”, tha Zaimi.

Paraditen e sotme mjekët e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme Petrit Vargu, Eqrem Hasani, Elton Çalliku, Etionema Braçaj, Jonida Kito, Petrit Gjorgji, Besnik Koçia dhe Afrim Yzeiraj, nënshkruan një dorëheqje paraprake për shkak të mbingarkesës dhe kushteve të vështira të punës.Pas takimit të zhvilluar me zv. ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është vendosur që do të vijojnë diskutimet me mjekët në lidhje me kërkesat e tyre për respektimin e të drejtave në vendin e punës.

 

Tags: alarmintervistemjekupacienteQSUT

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Ylli i “padisiplinuar”, mendon largimin nga Dortmund

Ylli i “padisiplinuar”, mendon largimin nga Dortmund

Wade shkëlqen përballë ish-ekipit të tij, Chicago Bulls

Wade shkëlqen përballë ish-ekipit të tij, Chicago Bulls

Krimit i ikin 10 mln dollarë nga duart

Krimit i ikin 10 mln dollarë nga duart

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com