Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes së mediave botërore, pasi është akuzuar për përdhunim. Ylli portugez i ka hedhur poshtë akuzat dhe së fundmi flitet se ai është gati të dalë para gjykatës për të folur në karrigen e atë akuzuarit.
Reputacioni i tij është në diskutim dhe rrezikon që të humbë sponsorët. Por Juventusi i ka dalë në mbrojtje Ronaldos dhe së fundmi ka qenë presidenti Agnelli ai që e ka cilësuar , një ‘superhero’ për fëmijët nëpër botë’.
“Ishte hera e parë që të dy shpirtrat e klubit u bashkuan për investimin në një futbollist të vetëm. Në terma sportivë, një vlerë e shtuar e rëndësishme u ble, dhe ta shohësh atë çdo ditë e konfirmon këtë investim, plus në anën komerciale, Ronaldo është një reklamë në mbarë botën”, deklaroi kreu i “Zonjës së Vjetër”.
“Fëmijët nëpër botë duan të shohin superheronj, dhe ai është njëri prej tyre. Kështu, na mundëson ne që të mbushim një boshllëk italian, që të shpërndajmë ndeshjet dhe të drejtat nëpër botë. Gjithsesi, Juventus nuk ka vetëm Ronaldon. Ne jemi një kolektiv dhe CR7është qershia mbi diçka që është ndërtuar pjesë pas pjesë, me durim, inteligjencë dhe shumë të tjera. Rritja e Juves duhet vlerësuar nga 2010 deri më sot është e thjeshtë të thuash, ah por Juve mundet, por duhet të kujtojmë se ku filloi gjithçka.
A kam luajtur unë futboll? Vetëm me miq. Kishim një kampionat të vogël mes nesh. Isha një futbollist me shpirt. Më duhej të kompensoja mungesën e teknikës. Si Chiellini? Po, në një mënyrë. Isha një mbrojtës që ndërhyja fuqishëm. Më duket se edhe jam përjashtuar nga loja kur isha në shkollë”, u shpreh ndër të tjera Agnelli.