E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Akuzat për korrupsion, Apel lë në burg Prokurorin e Kukësit dhe shoferin e tij

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, dhe për shoferin e tij, Isuf Gega, deri në përfundim të hetimeve.

Karriqi kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por diçka e tillë nuk është aprovuar.

Prokurori dhe shoferi i tij u arrestuan me urdhër të SPAK, më 30 qershor në qendër të qytetit të Kavajës me akuzën e korrupsionit.

Përgjimet e kryera nga SPAK, sollën arrestimin e pokurorit, pikërisht në momentin kur ai sapo kishte marrë 2 mijë euro për të liruar nga qelia një person i cili ndodhej nën hetim.

Dyshohet se Karriqi i ka marrë 2 mijë euro vëllait të një personi të kapur për drogë dhe që aktualisht ndodhet në burg. Ky rast është i filmuar pasi magjistrati ka qenë nën vëzhgim dhe survejim nga oficerët e Prokurorisë.

Prokurori Karriqi ishte emëruar përkohësisht në krye të organit të akuzës në Kukës, në muajin mars të këtij viti, me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Prishtinë/ Gjykata lë në burg këngëtaren Fjolla Morina. Ja sa do qëndrojë

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...