pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinograndoperabettipobetbetasusdoedajojobetcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabettambet giriştambet girişgrandpashabet girişgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinotambetjojobetpusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişmatbet girişpusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobettambet güncel adresjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetmatbetsekabetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisimajbetgrandpashabetholiganbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetŞans CasinocasibomGrandpashabetgrandpashabet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwoon
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Akuzat/ Flet Kadri Veseli: Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Lidhur me aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Hagës, ka reaguar së fundmi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Dyshimet e ngritura, ai i cilësoi plotësisht të pavërteta.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PDK-së:

“Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi.

Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara.

Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës.

Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta.

Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.

Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike.

Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij.

Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike.

Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish.

Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh.

Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë.

Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal.

Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi tanimë ka trajtuar ngjarjet e luftës në Kosovë në pesë gjykime të ndara.

Në fund të këtyre gjykimeve, gjashtë udhëheqës të Serbisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, kundër popullatës civile shqiptare.

Ndërsa, të gjithë udhëheqësit e lartë të UÇK-së ishin shpallur të pafajshëm.

Kjo flet për të vërtetën se krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

Deklarata e sotshme e Prokurorit është një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare.

E kam për nder e privilegj që ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet.

E di se do ta kem edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur luftën çlirimtare, lirinë tonë, UÇK-në dhe historinë e Kosovës kundër këtyre pretendimeve të njëanshme.

Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund.

Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë. Ajo do të mbetet e tillë në zemrat dhe mendjet tona.

Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë.

Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë.

Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë.

Faleminderit familjes sime. Faleminderit popullit tim!

Tags: AkuzaThaciveseli

TË LIDHURA

Rajoni

Profesori serb për deklaratën e ministres së Vuçiçit: Jo vetëm fyeu shqiptarët, poshtëroi Serbinë!

11:04 | 17/07/2026
Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Next Post

‘Harron’ të reagojë për Thaçin/ Basha: Nesër Kryesia e PD merr vendimin e rëndësishëm

PS bie dakord me formulën e PD për anëtarët e KQZ

Aktakuzat ndaj Thaçit/ Cakaj: Nuk ka forcë që të rishkruajë historinë e të njollosë UÇK-në







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Fundjavë me vapë ekstreme, temperaturat deri në 41°C; në mesjavë rikthehen reshjet dhe stuhitë

by mirseda
14:22 | 17/07/2026
0

Moti gjatë fundjavës do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, me vlerat maksimale që pritet...

Irani paralajmëron fqinjët që strehojnë baza amerikane: Çdo sulm do të marrë përgjigje shkatërruese

13:59 | 17/07/2026

Programi/ “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

13:25 | 17/07/2026

Lamallari: Rekord i ulët i vrasjeve në Shqipëri, ‘Smart City’ hap një epokë të re kundër krimit

13:23 | 17/07/2026

Arratisje si në filma, 19-vjeçari shqiptar ikën nga qendra e emigrantëve, nis kërkimi

13:20 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com