Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Akuzat e Bashës, reagon Ministria: Nga janari, fëmijët do marrin fishat falas

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Akuzat e Bashës, reagon Ministria: Nga janari, fëmijët do marrin fishat falas

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me mashtrimin me ilaçet dhe gjendjen skandaloze të shërbimit.

Në një deklaratë për shtyp, ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se ajo që gënjen është pikërisht Partia Demokratike, pasi sipas saj fëmijët brenda muajit janar do të marrin fishat falas.

“Gjithashtu do të garantohen edhe aparatet e glicemisë falas, si dhe gjilpërat falas, për fëmijët diabetikë. Fondi i vënë në dispozicion, nga Qeveria Shqiptare, për rimbursimin e fishave të diabetit, është 43.8 milion lekë,” thuhet në përgjigjen e Manastirliut.

Deklarata e plotë

Duke filluar nga Janari 2018, fishat për fëmijët diabetikë, për herë të parë rimbursohen falas! Me një VKM të posaçme, në datën 29.12.2017 , Qeveria shqiptare miratoi, për herë të parë, këtë vendim të rëndësishëm. Rreth 1500 fëmijë të moshës 0-18 vjeç, brenda muajit Janar, do të marrin FALAS Fishat e Diabetit. Me këtë vendim, Qeveria shqiptare merr përsipër rimbursimin e  2 milion e 190 mijë fishave në vit. Jo vetëm kaq, por do të garantohen edhe aparatet e glicemisë falas, si dhe gjilpërat falas, për fëmijët diabetikë. Fondi i vënë në dispozicion, nga Qeveria Shqiptare, për rimbursimin e fishave të diabetit, është 43.8 milion lekë.

Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që meritojnë qytetarët shqiptarë. Por askush nuk vë në dyshim, që ndryshimet në këto katër vite janë si nata me ditën. Këtë e di çdo shqiptar i pasiguruar, që deri dje paguante për barnat e rimbursueshme, ndërsa sot, 600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim, dhe çdo shërbim tjetër shëndetësor.

Lista e barnave të rimbursueshme për të cilën “bërtet” Partia Demokratike, në  katër vite u shtua me 140 barna të reja, të cilat përfitohen falas nga qytetarët, qofshin këta të siguruar ose jo.

Partia Demokratike “bërtet” për diagnostikimin dhe trajtimin e grave me sëmundje tumorale. Çdo grua 40-50 vjeç, nga veriu në jug, që deri dje nuk kishte mundësi të kryente diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, sot e ka këtë mundësi ta kryejë falas jo vetëm në spitalet rajonale, por kudo në Shqipëri, përmes mamografëve të lëvizshëm.

Ne po ofrojmë kontrollin parandalues për kancerin e gjirit, duke mundësuar rreth 5 mijë ekzaminime mamografike falas në vit, në zona urbane periferike dhe rurale dhe për herë të parë, përgjigjet lexohen në kohë reale, duke mundësuar diagnostikimin në kohë të sëmundjes.

A ka ende për të bërë për trajtimin e duhur të pacientëve me tumore? Sigurisht që po! Por jemi ku e ku, në krahasim me kohën kur trajtimi i tyre bëhej me një aparaturë të vjetër kobalti, e cila më shumë ishte jashtë funksionit se në punë. Sot, ne u ofrojmë qytetarëve një shërbim modern të Radioterapisë, përmes akseleratorit linear në spitalin Onkologjik, të cilit këtë vit i është shtuar një tjetër akselerator linear, duke rritur cilësinë e trajtimit me radioterapi.

Ne e dimë që kemi ende shumë për të bërë, por lajmi i mirë është miratimi pak ditë më parë i paketës së re të radioterapisë, e cila do të ofrohet falas në spitalet publike dhe jopublike, duke i dhënë zgjidhjen përfundimtare trajtimit të sëmundjeve tumorale.

Kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që duam, por ndryshe nga Partia Demokratike, e cila nuk di tjetër veçse të gënjejë, ne e kemi nisur vitin me tre vendime të rëndësishme, të cilët kanë një impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët: Rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët 0-18 vjeç, si dhe ofrimin falas të paketës së radioterapisë dhe paketës së kataraktës për ndërhyrjet në sy, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike, për të ofruar më shumë shërbime falas për qytetarët, në rrugën drejt shëndetësisë që duam.

Tags: akuzatbashafalasfemijetfishatkryeministriaMinistria

TË LIDHURA

Shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë, ja arsyeja
Aktualitet

Shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë, ja arsyeja

10:50 | 03/09/2025
Kapen të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Tiranë
Aktualitet

Kapen të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Tiranë

10:35 | 03/09/2025
Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjen e  Ilir Metës
Aktualitet

Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjen e Ilir Metës

10:07 | 03/09/2025
Next Post
Dëbora deri në 25 cm, del harta e rrugëve me probleme

Dëbora deri në 25 cm, del harta e rrugëve me probleme

A do të bëhet Ivanka Tump, presidentja e parë e SHBA-ve?

A do të bëhet Ivanka Tump, presidentja e parë e SHBA-ve?

Rikthehen skandalet në Itali/Arbitri injoroi VAR-in për të favorizuar Juventusin (Video)

Rikthehen skandalet në Itali/Arbitri injoroi VAR-in për të favorizuar Juventusin (Video)

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë, ja arsyeja
Aktualitet

Shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë, ja arsyeja

by mirseda
10:50 | 03/09/2025
0

Një 31-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim nga Policia pas dyshimeve për ushtrim dhune ndaj prindërve...

Kapen të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Tiranë

Kapen të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Tiranë

10:35 | 03/09/2025
Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjen e  Ilir Metës

Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjen e Ilir Metës

10:07 | 03/09/2025
Izraeli eliminon kreun e grupit terrorist që mbante peng një familje

Izraeli eliminon kreun e grupit terrorist që mbante peng një familje

09:37 | 03/09/2025
Dy aksidente njëri pas tjetrit në Lushnje

Dy aksidente njëri pas tjetrit në Lushnje

09:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com