Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

AKU me dorë të hekurt, bllokon hyrjen e 387.1 ton produkteve ushqimore

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
AKU me dorë të hekurt, bllokon hyrjen e 387.1 ton produkteve ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka të ndalur me operacionet në terren, e duke vepruar me dorë të hekurt. Përveç aksionit për mbylljen e pikave të therjes të paligjshme dhe që nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, në fokus ka edhe dyqanet e tregtimit të mishit dhe peshkut. AKU ka ndalur hyrjen e 387.1 ton produkteve ushqimore të pasigurta në territorin shqiptar: 234.5 ton mish janë kthyer në vendin e origjinës, dhe 152.6 ton të tjera janë në proces për kthim.

“Në kuadër të mbarëvajtjes të sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimet rigoroze për cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve zyrtare të ushqimit si në terren ashtu dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.

Kontrollet e kryera nga inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit kanë konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Më konkretisht:

Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)

Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.

Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:

51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”,

27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,

25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,

22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.

25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHW shpk”,

dhe me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF)”.

 

Tags: AKUmishushqime

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini
Politikë

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

20:36 | 08/10/2025
Next Post
Me Rilindjen populli nuk ekziston

Me Rilindjen populli nuk ekziston

Tragjedi në koncertin ku performonte këngëtarja e njohur shqiptare, vdesin 5 persona (Foto-Video)

Tragjedi në koncertin ku performonte këngëtarja e njohur shqiptare, vdesin 5 persona (Foto-Video)

Detajet/ Një vit më parë plagosi një shtetas, sot policia e kap me armë në një lokal (video)

Detajet/ Një vit më parë plagosi një shtetas, sot policia e kap me armë në një lokal (video)







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com