Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

AKU bllokon 17.5 tonë farë misri, gjobë subjektit në Elbasan

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
AKU bllokon 17.5 tonë farë misri, gjobë subjektit në Elbasan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur një subjekt në Elbasan, për shkak se treguesi i fuqisë mbirëse të farës në të ishte nën normë. Si pasojë, AKU ka bllokuar 17.5 tonë farë misri.

Në njoftimin e publikuar, AKU paralajmëron se do të vazhdojë të godasë rastet kur tregtohet ushqim i paligjshëm apo i dëmshëm për qytetarët.

Njoftimi i AKU-së:

AKU GJOBIT SUBJEKTIN NË ELBASAN, BLLOKON 17.5 TON FARË MISRI

Në vazhdim të kontrolleve intensive, për të gjitha kategoritë e ushqimeve dhe produkteve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar me destinacion asgjësimin e sasisë prej 17.5 ton farë misri.

Fillimisht, nga drejtoria rajonale e AKU në Elbasan janë kryer kontrolle zyrtare në subjektet që tregtojnë me pakicë inpute bujqesore dhe janë marrë mostra nga fara të ndryshme (përfshirë edhe farën e misrit me emërtimin LG 30600) për t’i analizuar për treguesit cilësor të tyre. Nga këto analiza ka rezultuar se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin LG 30600 ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje.

Me marrjen e këtij informacioni, Drejtoria e Përgjithshme e AKU identifikoi subjektin furnizues (përfshirë datën e importimit në territorin e vendit tonë, si dhe sasinë e importuar të kësaj fare) dhe ushtroi kontroll zyrtar në këtë subjekt. Në kuadër të kontrollit zyrtar, AKU bllokoi sasinë prej 17,551.4 kg (për të cilën u mor mostra zyrtare për analizim), si dhe urdhëroi tërheqjen e sasisë prej 100.8 kg gjendje nga subjektet e tregtimit me pakicë në Elbasan dhe Lushnje, me detyrimin për ta kthyer farën jashtë standartit tek furnizuesi (subjekti i shumicës).

Analiza sërish tregoi se normat ishin jashtë atyre të përcaktuara për mbjellje. Si rrjedhojë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi ndaj subjektit furnizues:

1) masën administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë, për tregtimin e farave me fuqi mbirëse nën normën e lejuar,

2) masën administrative “Bllokim” me qëllim asgjësimin e produktit me sasi 17.5 ton farë misri me vlerë tregu 7,020,400 lekë,

3) detyrimin e subjektit për të njoftuar AKU-në për të qenë prezent në momentin e asgjësimit sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur dhe i motivuar të verifikojë në vazhdimësi plotësimin e kërkesave ligjore për inputet bujqësore, me qëllim garantimin e fermerëve për produkte sa më cilësore. Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

Tags: AKUbllokonElbasangjobësubjektit

TË LIDHURA

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00
Politikë

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00

17:19 | 20/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar
Aktualitet

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

17:00 | 20/02/2026
Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina
Aktualitet

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

16:56 | 20/02/2026
Next Post
“Shiko vetëm këto dy foto”, Berisha ka një thirrje drejtuar Ramës

“Shiko vetëm këto dy foto”, Berisha ka një thirrje drejtuar Ramës

Patozi fton qytetarët të votojnë BD-në: Bëmë gjënë e duhur, të bashkohemi!

Dalin emrat, Astrit Patozi prezanton 25 kandidatët për zgjedhjet lokale

Pas akuzave për mashtrimin e Loredanës, Mozzik ka një mesazh për kritikët

Pas akuzave për mashtrimin e Loredanës, Mozzik ka një mesazh për kritikët







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

by mirseda
17:44 | 20/02/2026
0

Donald Trump do të udhëtojë në Kinë nga 31 marsi deri më 2 prill njoftoi një zyrtar...

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00

17:19 | 20/02/2026
Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

17:03 | 20/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

17:00 | 20/02/2026
Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

16:56 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com