Aktorja e njëkohësisht producentja nga Serbia, Bojana Maljeviç, ka befasuar mediat serbe e jo vetëm lidhur me qëndrimin e saj për Kosovën e pavarur.
Në një deklaratë të fundit, Maljeviç ka thënë se tashmë duhet pranuar fakti se Kosova është shtet, pavarësisht se nuk ka ende një vend në OKB.
“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, ka thënë ajo për mediat serbe.
Po kështu ajo ka shprehur qëndrimin kundër konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit.
Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjat shumë, jo nga kjo qeverisje, por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”.