Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah, të cilën e kemi parë kryesisht duke luajtur në telenovelën “Kurti dhe Sura”, ku ka qenë dhe protagoniste, ka zgjedhur që këto ditë pushimesh t’i kalojë në jug të Shqipërisë.
Farah ka publikuar së fundmi disa foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku shihet që ka shëtitur Llogaranë, Orikumin dhe Sarandën, ndërsa këto momente i ndan me ndjekësit e saj që u përkasin nacionaliteteve të ndryshme.
Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër aktor turk, Erkan Pettekaya, i njohur si ‘Xhihani’ në telenovelën ‘Fate të kryqëzuara’ është parë në Prishtinë.