Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Aktivistja nxjerr fakte të rënda: Rama montoi rezultatet e tamponit të vëllezërve Budina

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aktivistja nxjerr fakte të rënda: Rama montoi rezultatet e tamponit të vëllezërve Budina

Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, janë konfirmuar së fundmi të prekur nga COVID-19. Në lidhje me këtë çështje, një reagim është përcjellë nga aktivistja e Teatrit Kombëtar, juristja Adriana Kalaja. Ajo qetësoi miqtë e kolegët e tyre se gjendja e dy vëllezërve Budina është e mirë.

Në një lidhje telefonike për ‘Report Tv’, juristja Kalaja u shpreh se ka kontaktuar me dy vëllezërit, të cilët sipas saj, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka montuar rezultatin pozitiv të tamponit të COVID.

Teksa lëshon këtë deklaratë të fortë, ajo thotë se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar, ndërsa nuk kanë asnjë simptomë dhe gëzojnë shëndet të plotë. Po kështu, nuk rezulton që ata të kenë pasur kontakte me persona të infektuar. Siç duket, vëllezërit Budina nuk do e lënë me kaq, pasi do të ndërmerren hapat ligjorë, me qëllim zbardhjen e së vërtetës.

“Gjendja e tyre është shumë e mirë. E konfirmoj dhe mbaj përgjegjësi të plotë. Por na ana tjetër konfirmoj se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar dhe rezultati pozitiv i tamponit është montim me urdhër të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë simptomë, gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk rezultojnë të kenë pasur kontakte me persona me COVID.

Ne do të ndërmarrim hapat ligjore, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nëse testi është pozitiv në mënyrë të kundraligjshme kanë dalë emrat e dy personave, pasi Rama ka urdhëruar të bëjë pis emrin e dy vëllezërve dhe protestës. Vëllezërit Budina më kanë informuar se ky testim me urdhër të Ramës, dhe është montuar si lajm me urdhër të zotit Rama”, tha ajo.

Por a ndodhen dy vëllezërit në karantinë? “Në dijeninë time po. Pasi janë njerëz të përgjegjshem. Ne do të marrim hapat ligjor për të demaskuar këtë montim, dhe nëse është e vërtetë, pa miratimin e klientit nuk mund të dalin rezultatet e analizave”.

Dyshimet janë se dy vëllezërëve u është kërkuar që të bëjnë testimin, pasi kanë marrë pjesë në varrimin e hallës së tyre, por aktivistja shprehet se “Jo, është bërë shumë kohë më mbrapa. Është mbi 14 ditë dhe është insistuar me forcë nga ISHP, për t’u bërë dy vëllezërve që kanë asistuar në varrimin e hallës që ka qenë vetëm me familjarët, pak njerëz”.

Por a do ta bëjë Kalaja testimin, duke qenë se kanë qenë bashkë në disa ture në Shqipëri? “Nuk kam besim te rezultatet e këtij testimi, përsa kohë, qoftë ISHP nuk jep asnjë informacion të saktë, dhe rezultatet, por kjo gjë ndodh në të gjitha institucionet. Unë jam gati ta bëj testin, nuk do ta refuzoj. Por disa miq më thanë, duhet të fusësh miq për të bërë testin”, tha ajo.

 

Tags: adriana kalajakoronavirusvellezerti Budina

TË LIDHURA

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës
Aktualitet

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend
Politikë

“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

17:16 | 16/02/2026
Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Politikë

Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

16:57 | 16/02/2026
Next Post
Berisha i nxjerr ‘të palarat’ kryebashkiakut të Kavajës: Ja kë paguan pa shkuar asnjëherë në punë

Berisha denoncon një plagosje të mbajtur të fshehtë: Ja çfarë bëhet në Sarandë

“Mos numëro ditët, jepu vlerë atyre”, Rama e nis ditën me mesazhin e fortë

Komisioni i Venecias publikoi Opinionin mbi ‘Antishpifjen’, reagon menjëherë Rama

“Nuk është fushë me lule ajo që na pret”, Majlinda Bregu jep paralajmërimin e fortë

“Nuk është fushë me lule ajo që na pret”, Majlinda Bregu jep paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës
Aktualitet

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

by mirseda
17:57 | 16/02/2026
0

Shoqata Tirana Nderi i Kombit ka organizuar “Sofrën Tiranase”. Në këtë aktivitet është çelur edhe ekspozita e...

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Prokuroria: Katërshja e UÇK-së tenton të minimizojë përgjegjësitë për krime lufte

Prokuroria: Katërshja e UÇK-së tenton të minimizojë përgjegjësitë për krime lufte

17:21 | 16/02/2026
“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

17:16 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com