Policia e Sarandës ka zhvilluar një aksion anti-drogë mbrëmjen e djeshme, ku ka sekuestruar një sasi kanabisi.
Mësohet se janë shoqëruar 12 persona në komisariat, ndërsa burimet thonë se është sekuestruar rreth 20 kg kanabis sativa.
Gjithashtu disa automjete janë bllokuar nga uniformat blu të komisariatit të Policisë së Sarandës. Hetimet janë duke vijuar dhe të tjera detaje nuk janë bërë publike.