E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Aksidenti/ Si e fali gjykata vajzën pas kërkesës së familjes së viktimës

Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Denisa Dokun, 19-vjeç, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. E reja drejtonte makinën tip “Smart”, kur ndodhi aksidenti tragjik më datë 5 dhjetor, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Në këtë aksident humbi jetën 22 vjeçarja pasagjere, Alida Spahiu.

Masa “arrest shtëpie” i është dhënë me kushtin e heqjes së patentës, deri në përfundim të hetimit gjyqësor. Prindërit e vajzës që ka ndërruar jetë, deklaruan në gjykatë se nuk duan që Denisa të ndiqet penalisht. 19-vjeçarja e cila ndodhet në spital pasi mori plagë nga aksidenti, sipas dëshmisë së familjarëve është kunata e Alida Spahiut. Prindërit e të ndjerës deklaruan në gjykatë se nuk duan që Denisa të ndiqet penalisht, pasi janë sqaruar  me të, dhe nuk mendojnë se e reja ka pasur faj në aksident. “Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare, pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë familjarët.

Makina tip “Smart” që drejtohej nga Denisa Doku, është përplasur me dy mjete të tjera. Pas aksidentit tragjik, dy të plagosurat u transportuan për në spital, por 22-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.

Sipas organit të akuzës, ka qenë makina tip “Smart” ajo që është bërë shkak për aksidentin me pasojë vdekjen e një 22-vjeçareje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🖤 Deni Doku 🖤 (@deni_doku)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen e fshehtë me Pfizer: Si erdhën vaksinat?

Ka nisur me debate sesioni i ri plenar, ku në fokus kanë qenë, mes të tjerash, edhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me kompanitë që...

Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka lënë pas kryedemokratin...

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema...

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë...