Aksident në aksin Belsh-Cerrik, humb jetën 23-vjeçari (Emri)

Një 23 vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Cërrik, pasi makina ku po udhëtonte ka dalë nga rruga.

Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Zekthi, banues në Belsh, i cili po udhëtonte me një mjet tip Mercedes.

”Në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç,  banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi  mjetit dhe për pasojë mjeti  ka  dalë nga rruga.’ Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z”,     informon policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.