Një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Milot-Fushë Krujë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima identifikohet si shtetasi me iniciale M.Ll, rreth 55-vjeç, banues në Kurbin.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll., rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit”, thuhet në reagimin e policisë.