Bota

Aksident horror, makina “fluturon” në ajër (FOTO-VIDEO)


               Publikuar në : 23:00 - 14/02/20 M S

Një grua e dehur ka shpëtuar për një fije, pas aksidentit të rëndë që ajo pësoi. Pamjet nuk kanë nevojë për shumë komente, e ndërsa shoferja e dehur nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

BMW ka fluturuar në ajër, pasi drejtuesja e mjetit u përplas me një rrethrrotullim në Long Beach, dhe më pas doli sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Marisela Ovalle, 27 vjeç, kaloi nëpër Rrugën 4 dhe Avenue Daisy në 2 mëngjesit të enjten, duke goditur makina që ishin parkuar anës rrugës.

Për fat të mirë askush nuk u lëndua, e ndërsa dëshmitarët përshkruan aksidentin si mjaft të frikshëm. Pas aksidentit, 27-vjeçarja ka dalë nga makina dhe është ulur në anë të rrugës.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT