Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Akademia e Sigurisë, Mema jep lajmin e mirë për aplikantët pa patentë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Akademia e Sigurisë, Mema jep lajmin e mirë për aplikantët pa patentë

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema ka sqaruar me detaje gjithçka që duhet të dinë aplikantët për oficerë të policisë së Shtetit, si për ata që vijnë pas shkollës së mesme dhe ata që vijnë pas masterit. Në “News24”, në rubrikën “Opinion”, Mema dha edhe një lajm të mirë për ata aplikantë që duan të bëhen pjesë e Akademisë, por nuk përmbushin njërin kusht, që është ai i lejes së drejtimit të kategorisë “B”.

Mema tha se nga ky moment që ndodhej në “News24”, të gjithë ata që nuk e kanë patentën, por që mund të jenë regjistruar në kurs, mund të regjistrohen pranë komisariateve. Ai sqaroi se e rëndësishme është që patenta të jetë në ditën e regjistrimit në Akademi, që është 1 tetori.

Të tjera lehtësira për aplikantët e rinj, çfarë ofrohet?

Në momentin që ata do të kualifikohen për të qenë student në Akademi për të ndjekur kursin, ata menjëherë i kanë të gjitha gratis, do të jetojnë në Akademi, do t’i nënshtrohen programit, por duke jetuar aty, çka do të thotë se ata do të ushqehen dhe strehohen nga shteti për 6 muaj dhe përveç kësaj do të marrin një pagë minimale që është 8 mijë lekë të reja.

Cilat janë arsyet zoti Mema për marrjen e një numri të madh për patrullime të përgjithshme, pothuaj keni filluar çdo vit nga 100 ekselentë?

Për patrullën e përgjithshme policia ka pasur nevojë pasi disa vite përpara ne kishim gati 2 mijë policë më pak se sa limiti i përgjithshëm i policisë që duhet të kishte policia shqiptare që është raporti midis policisë dhe numrit të popullsisë. Ka të bëjë dhe me territorin dhe me zonat e vështira urbane. Përveç kësaj ne kemi dhe një nga shërbimet e rëndësishme që është policia e kufirit që ka nevojë për shtim të numrit të patrullave ndaj edhe këto vite është shtuar numri. Përveç kësaj ka pasur edhe një problem tjetër. Policia shqiptare ka pasur moshën mesatare shumë të lartë dhe ne ishim të detyruar që të fusnim të rinj për arsye të uljes së moshës së policisë në tërësi dhe duke zbatuar disa politika të pensioneve të parakohshme me ata që ishin në moshë dhe që kishin grada të ulëta që janë inspektorët pra patrullat e përgjithshme. Përsëri ne kemi nevojë që në muajin tetor të marrim 500 kursantë të tjerë, që do të thotë pas 9 muajsh do të dalin inspektorë të patrullës së përgjithshme, pasi policia ka nevojë për shtimin e numrit të saj.

Nëse do të marrim një nga shërbimet që unë e thashë që është shumë i rëndësishëm që është kufiri, ka vazhduar që të ketë hapje të pikave të kontroll kalimeve Shqipëria, por nuk ka vazhduar të rritë numrin e punonjësve të policisë. Pasi numri i punonjësve të policisë ka të bëjë dhe me strukturën, me buxhetin me limitin që rritet me vendim qeverie dhe policia nuk ka pasur mundësi t’i mbulojë. Meqenëse mbaron afati i aplikimit për patrullë, lehtësia për ta është kjo që pavarësisht se ata mund të mos e kenë patentën që iu duhet, ata do të jenë të toleruar që këtë ta marrin deri ditën që regjistrohen në akademi. Pra nuk e kanë tani, mund të jenë refuzuar nga komisariatet, por tani të gjithë aplikantët duhet të venë dhe të thonë që ne këtë leje drejtimi që është kusht ligjor, do ta marrim një ditë para se të regjistrohemi në Akademi, që është data 1 tetor. Deri atëherë ata do ta kenë këtë lehtësi. Nga ky moment.

Me interes është të dihet se si vijohet pasi aplikohet?

Faza e parë e aplikimit është njësoj, si për ata që janë pas mbarimit të masterit dhe si ata që vijnë për patrullë të përgjithshme. Të gjithë shkojnë në komisariatet ku kanë lejen e banimit dhe atje paraqiten dhe marrin një formular ku janë të gjitha të dhënat që duhet të plotësojnë përpara një oficeri policie në Komisariat. Në faqen e policisë njihen me dokumentet. Në komisariat plotësohen dokumentet. Dokumentet vijnë në Akademi, bëhet seleksionimi, cilët i plotësojnë kriteret dhe pastaj fillon aplikimi i testeve që bëhen në akademi. Ata që kanë kaluar fazën e parë, do të bëjnë testin e parë, testin teorik.

Testi teorik është një test që iu bëhet për programin e shkollës së mesme dhe nuk e bën Akademia por Ministria e Arsimit. Ajo e përgatit testin dhe vjen i mbyllur e hapet në sallë. Testi bëhet vetëm me skaner dhe përgjigjen e marrin në vend. Aty bëhet rreshtimi në bazë të pikëve dhe ne marrim sasinë e atyre që kanë kaluar numrin e pikëve dhe që mund të jenë më shumë se sa është numri që ne duhet të marrim në Akademi. Pjesa tjetër skualifikohet dhe ne bëjmë testin fizik. Në momentin që bëhet testi fizik i nënshtrohet kontrollit dhe kush nuk e kalon s’kualifikohet. Intervista ose testi psikologjik është i fundit dhe të gjitha këto kanë pikët e tyre.

A ka kapacitete Akademia e Sigurisë?

Akademia është një nga institucionet arsimore që është e kompletuar. Ka kushte shumë-shumë të mira. Nuk është vetëm fjala për anën e akomodimit por e pedagogëve, bazës materiale, terrenet sportive, terrenet e taktikës.

Çfarë ndodh gjatë qëndrimit në Akademi?

Kush vjen në Akademi quhet kursant dhe merr vetëm 8 mijë lekë të reja dhe ka gratis ushqimin, veshjen dhe fjetjen. Ata nuk e kanë statusin e oficerit të policisë sepse këtë status e fitojnë në momentin që certifikohen në Akademi. Sepse jo të gjithë ata që vijnë aty certifikohen. Gati një 10% nuk e arrin dot. Sepse nuk marrin detyrimet. Akademia e Policisë e Sigurisë ka një regjim të tillë, çdo kursant vjen të dielën në darkë dhe ikën të premten në drekë në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve ka një orar veprimi që fillon që në mëngjes, gjatë gjithë ditës ka program dhe është shumë rigoroz. Familjarët mund të vijnë t’i takojnë në kohën e pushimit, kemi ambiente.

Tags: akademiaaplikanteMemapatente

TË LIDHURA

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte
Aktualitet

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

09:26 | 22/12/2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç
Analizë

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

09:09 | 22/12/2025
Next Post
“S’është problem, ne e kemi Amerikën këtu”/Nami në rrjet me ‘meme’ për Dakon dhe Ramën (foto)

"S’është problem, ne e kemi Amerikën këtu"/Nami në rrjet me 'meme' për Dakon dhe Ramën (foto)

Ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë, OSHEE tregon zonat

Ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë, OSHEE tregon zonat

Mziu: Rama do ketë fatin e Dakos!

Mziu: Rama do ketë fatin e Dakos!







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

by mirseda
10:22 | 22/12/2025
0

Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë...

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

09:26 | 22/12/2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

09:09 | 22/12/2025
Dorëzim detyre në SPAK/ Klodian Braho pason Altin Dumanin në krye të institucionit

Dorëzim detyre në SPAK/ Klodian Braho pason Altin Dumanin në krye të institucionit

09:06 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com